Xhevair Jonuzi i arrestuar në fshatin Hoshtimë të Vlorës në datë 18 janar pas një aksioni të forcave RENEA është transferuar në burgun e Peqinit.
Ai është i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje në vitin 1999. Januzaj ishte i shpallur kërkim deri dy javë më parë kur policia e arrestoi në fshatin Hoshtimë ku edhe ndodhej në një shtëpi të veçuar.
Tashmë ai do të përballet edhe me akuza të reja, pasi në momentin e arrestimit qëllloi ndaj policisë, por u plagos në këmbë nga kundërpërgjigja e RENEA-s.


