• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E MËHILLAJT NË BURG/ Kreu i bandës së tritolit në Vlorë dyshohet se…
Home
Breaking News

VDEKJA E MËHILLAJT NË BURG/ Kreu i bandës së tritolit në Vlorë dyshohet se…

4 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Andon Mëhillaj dyshohet se u vetëhelmua në burgun e Peqinit. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se nga hetimet paraprake, ka rezultuar se është vetëhelmuar me ilaçe. 45-vjeçari humbi jetën ditën e diel rrugës për në spital. Megjithatë ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare të autopsisë mjekoligjore për Mëhillajn. Avokati i Andon Mëhillajt, Edmond Dema u shpreh dje se shkaku i vdekjes së klientit të tij ishte arresti kardiak, ndërsa pranoi faktin se përdorte ilaçe anti-depresive.

Andon Mëhillaj, njeriu që akuzohej se gjente klientët për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, u vetëdorëzua në shkurt të 2014, i shoqëruar nga një miku i tij, ndërsa për të Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi burgim përjetë. Ai u cilësua si kreu i bandës së tritolit në Vlorës, pasi personat që kishin konflikte me ta, i ekzekutonin përmes vendosjes se tritolit në makina, biznese apo banesa. Mëhillaj akuzohej edhe si gjente klientë për ‘killerin’ me pagesë, Julian Sinanaj.

Andon Mëhillaj së bashku me Genis Mehillaj u shpallën në kërkim në janar të 2014 pas rrëfimit të Julian Sinanajt i cili tha se ishin pikërisht ata që gjenin klientët që kërkonin të bënin vrasje. Ndërkohë që kushërinjtë Mehillaj akuzohen direkt se kanë porositur edhe vrasjen e fqinjit të tyre Sokol Veizi.

Grupi i Andon Mëhillajt  u akuzua për një sërë krimesh, vrasje, plagosje, vënie tritoli e shkatërrim prone, ndërsa ekzekutori i çdo krimi, Julian Sinanaj mundi ti shpëtoj burgut përjetë vetëm pasi bashkëpunoi me drejtësinë duke u dënuar me 30 vite burg.  Ky grup u dënua edhe për tentativën për ekzekutim të ish prefektit të Vlorës Besnik Dervishi dhe biznesmenit të hidrokarbureve P.B. Sipas Prokurorisë hetimi ndaj tyre ka nisur në Janar të vitit 2014, pas disa atentatesh me armë zjarri dhe lëndë plasëse që ndodhën ose mbetën në tentativë në Vlorë dhe Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET NGA NGJARJA NË ELBASAN/ Ky është autori i kërkuar që theu postbllokun e policisë
Previous article “ANTI-KÇK, REAGIMI I DUHUR NË KOHËN E DUHUR”/ Rama iu kthehet kritikëve: Ligji Special i frymëzuar nga dashuria për vendin dhe vullneti i hekurt për…

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT