Markeljan Cungu, që është shpallur në kërkim për tentativën e grabitjes së çiftit të biznesmenëve në 19 janar në Tiranë është i njohur për drejtësinë për disa vjedhje. Në vitin 2016 ai ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa u arrestua sërish nga policia e Tiranës asokohe si autor i vjedhjes së banesës së një biznesmeni sapo kishte lënë qelinë po për të njëjtën vepër penale. Cungu njihet në kartotekat kriminale si personi që ka kryer më tepër grabitje. Vetëm në komisariatin nr. 3 mbi 70 vjedhje dhe grabitje, ndërsa në komisariatet e Tiranës Cungu rezulton të ketë autorësinë në mbi 500 vjedhjeve.
Markeljan Cungu, foto në moshën e fëmijrisë kur proçedohej nga policia për vjedhje