• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VRANË VËLANË/ Motra akuza prokurorit: Mos ia dëgjofsha emrin, po bëhet më kriminel se ai që e vrau
Home
Aktualitet
Kronikë

I VRANË VËLANË/ Motra akuza prokurorit: Mos ia dëgjofsha emrin, po bëhet më kriminel se ai që e vrau

3 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Korçës seanca e gjykimit paraprak për Olgert Mustafaj, i akuzuar për vrasjen e 35-vjeçarit Altin Balliu.

Dy javë më parë, seanca u shty me kërkesën e familjarëve të viktimës, të cilëve Prokuroria ende nuk ju kishte vënë në dispozicion aktet e detyrave, që gjykata i ngarkoi organit të akuzës, por ndonëse këto akte tashmë kanë rënë në duart e familjarëve, ata kanë kërkuar nga gjykata që të detyrojë prokurorin për të ndryshuar akuzën nga vrasje e thjeshtë, sipas nenit 76, në vrasje në rrethana cilësuese, neni 79 germa

DH dhe germa Ë, e rrezikshme për jetën e shumë personave dhe vrasje kundër dy apo me shumë personave.
Ndërkohe, avokati i kësaj çështjeje, Suad Idrizi, bën të ditur se gjykata konstatoi disa mangësi në hetime, të cilat i vlerësoi për t’u rikthyer edhe njëherë për të bërë një eksperiment hetimor, duke përcaktuar detaje të tjera.Nga ana tjetër, edhe motra e Altin Balliut, e cila e ndoqi nga afër seancën, ngre për herë të dytë akuza për prokurorin Edmond Shytko.

Sipas saj, prokurori është i korruptuar dhe nëse nuk vihet drejtësi për vëllain e saj, atëherë ata do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Sapo dola nga gjyqi per tim vella sdi cdo vendosin. Dua qe e drejta e tim vellai te veje ne vend. S’ka pas faj gjykata, vendosi perseri hetimin, po ky prokuror Edmond Shytko, mos i degjofsha kurre emrin, po behet me kriminel se ai qe i mori jeten tim vllai.

E ben ceshtjen sikur ai ka qene ne gjendje depresioni, ai eshte kriminel qesh e zbardh dhembet, eshte nje trafikant, ai hedh balte mbi tim vella. Ne kete seance u vendos te rishqyrtohet dhe njehere çështja, po ky prokuror thote te njejtat gjera. Prokurori eshte i paguar, une dua te drejten e tim vëllai, te vendoset denimi me i rende per te. Nese s’behet drejtësi, ne do bejme vetgjyqesi. Prokurori i korruptuar totalisht”, tha Klodiana Rapce.

Në 17 janar të vitit të kaluar, Olger Mustafaj, vrau me 5 plumba 36-vjeçarin nga Pogradeci, Altin Balliu ,pas një debati për gërvishtjen e makinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI NË MES TË LOKALIT NË MILANO/ Çfarë ndodhi me dy shqiptarët
Previous article MIRATOHET QEVERIA E RE E KOSOVËS/ Albin Kurti zyrtarisht kryeministër

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT