• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ANTI-KÇK”/ Do i nxijmë jetën të “fortëve’ të krimit”, Balla: Një përgjigje për Lulzim rrugë-humburin
Home
Politikë

“ANTI-KÇK”/ Do i nxijmë jetën të “fortëve’ të krimit”, Balla: Një përgjigje për Lulzim rrugë-humburin

3 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka paralajmëruar se me miratimin e paketës “Anti-KÇK” të ashtuquajturve ‘të fortëve’, të ardhura te të cilëve janë siguruar nga veprimtari kriminale, do u nxihet jeta.

Mes të tjerash Balla nuk kurseu ironitë për kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa pohoi se ky i fundit po qan pasi nuk e do këtë akt normativ.

“Fokusi i Kuvendit duhet të jetë te çështjet e përditshme. Padyshim dhe unë nuk dua që t’i ndajmë temës së ditës, pasi pash deputetë të caktuar të opozitës kishin rezerva, apo mosdakordësi lidhur me paketën ‘Anti-KÇK’, për verifikimin e pasurive të vëna nga gupet kriminale, apo dhe nga veprimtaritë terroriste. Nuk di dhe nuk mund të gjejë me përjashtim të opozitës jo parlamentare, ata kanë të drejtën e tyre ta kundërshtojnë. Pasi ata janë kundër çdo gjejë që bëhet në këtë vend. Antikushtetuese, për ta quajtur shkelje të të drejtave të njeriut. Ju lutem lexojeni. Edhe pse këta maskarenj që vinë nga bota e krimit të organizuar i nxinë faqen këtij vendi për 30 vite. Kjo pasuri duhet të sekuestrohet dhe të konfiskohet dhe këto para të shkojnë j vetëm në të mirë të të ardhurave për Policinë e Shtetit, por dhe në buxhetin e rindërtimit për familjet që sot janë pa shtëpi pas tërmeteve. Unë e mirëkuptoj Lulzim Bashën që po qan sot e gjithë ditën, dhe dje se qeveria e drejtuar nga Rama, në betejë pa kompromis, ka miratuar akt normativ që ai nuk e do. Po ju jo ( i drejtohet opozitës parlamentare). Unë i jam mirënjohës shumicës, pasi dallimi juaj me opozitën e vjetër është se ju e keni mbështetur reformën në drejtësi. Ka ndonjë që e gënjen Luli akoma dhe se ka mbështetur. Në këtë frymë do të doja që t’ju ftoja që sapo akti normativ të ketë mbyllur shqyrtimin në komisione, ne do ta ratifikojmë. Ne duhet t’ja nximë jetën të gjithë atyre që bëjnë të fortin në lagje dhe komunitete dhe që me paratë e ardhura nga bota e krimit kanë ndërtuar dhe kanë pasuri që nuk justifikojnë. Nuk është se po shpikim ne rrotën në këtë qasje, por është model që e kanë bërë dhe vende të tjera. Ne i kemi ligjet. Është ngritur SPAK o Lulzim dhe e ka detyrë funksionare hetimin. Edhe sot e ka detyrim që të identifikojë dhe monitorojë persona të përfshirë në rrjete. Ka lloj-lloj krimineli që kanë shkuar në burg dhe s’janë verifikuar. Je arrestuar për drogë, ke bërë burgun për drogë, pasurinë ta gëzosh. Më thoni se në cilën vend të botës nuk të verifikohet pasuria. Këtë përgjigje e kisha për Lulzim rrugë-humburin dhe jo për ju që e keni gjetur rrugën.”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAÇI-SKËNDERBEU/ Trajneri Daja kërkon të rikthehet tek fitorja (FORMACONET ZYRTARE)
Previous article BYLIS-VLLAZNIA/ "Shkodranët" kërkojnë vazhdimësinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT