• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I KUJTON LEFTER MALIQIT DETYRËN E ZV. DREJTORIT TË BURGJEVE/ Gjonaj: S’jam këtu për t’iu përgjigjur mllefeve tuaja personale, mos merr informacion në kafene por fakte
Home
Politikë

I KUJTON LEFTER MALIQIT DETYRËN E ZV. DREJTORIT TË BURGJEVE/ Gjonaj: S’jam këtu për t’iu përgjigjur mllefeve tuaja personale, mos merr informacion në kafene por fakte

3 February, 2020 Delo.autor Politikë

Interpelanca e dytë e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi që është zhvilluar në Kuvend ka qenë në lidhje me situatën në burgje ku ai ka sulmuar përsëri drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismailaj.

Duke ndjekur akuzat, ministrja e Drejtësisë Gjonaj i kërkoi deputetit Maliqi që të fokusohej te situata dhe jo të mëllefet personale që e kanë zanafillën gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e zv.drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve.

Sa i përket ngjarjeve të fundit, Gjonaj i kërkoi deputetin që të shfrytëzojë të dhëna zyrtare apo fakte dhe jo gojëdhëna kafenesh.

Ndërkohë ajo hoqi një paralele edhe me situatën e mëparshme ku tha se ndryshimi duket i qartë.

Një tjetër cështje që ngriti Maliqi ishte edhe shkarkimet dhe futunën në burgje të ndërmarrë prej Gjonajt pas lejimit të daljes  në Bllok të Dritan Dajtit për vizitë mjekësore. Duke mbrojtur daljen e Dritan Dajtit, Maliqi tha se drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka qenë në dijeni të kërkesës së tij që është pranuar për të shkuar për t’u mjekuar në një klinikë në Bllok.

“Unë kam ardhur institucionin me përmirësimet e bëra dukshëm dhe për të bërë transparente masat.

Nuk jam këtu për t’iu përgjigjur mllefeve apo inateve tuaja personale, apo persona specifikë dhe drejtuesit.

Unë nuk po e kuptoj merakun tuaj, një panoramë me emra, pse ishin më shumë persona të dënuar që u përmendën këtu? Unë nuk i jap rëndësi emrave, nëse ka shkelje evidentohet, cohet në prokurori dhe këtu mbaron.

Nuk kuptoj merakun tuaj. Nuk është mirë që qytetarët dëgjojnë që një deputeti i vjen inat se ministrja ka marrë masa.

Për rastin që thatë janë marrë masa disiplinore, por prokuroria ka nisur hetimet. Informacion e keni ose të vjetëruar, ose do u sugjeroja që të mos merrni informacion në kafene, ju japin të dhëna dhe jo fakte, ju ngatërrojnë”, tha Gjonaj e cila vijoi se:

“Kemi ndërmarrë një sërë propozimesh për ligj të ligj për të dënuarit, paraburgosurit dhe policinë e burgjeve, që do të ndryshojnë që të mos ndodhin në të ardhmen.

Por më duhet të them që një progres ka shënuar trajtimi i punonjësve të policisë së burgjeve, uniformat dhe transporti. Nuk mund të transferohen larg banesave të tyre. 650 punonjës janë rekrutuar me trajnime.

Nuk ka më emërime nepotike. Unë në fillim të 2020 kam lëshuar një urdhër për informimin e të gjitha praktikave që shkojnë në gjykatë për të gjithë të dënuarit me mbi 15 vite heqje lirie dhe një sërë masash janë marrë ndaj drejtuesve të burgjeve që janë shkarkuar apo kallëzuar më pas.

Në 2019, 373 ngjarje janë referuar në prokurori. Lejet për të dënuarit kalojnë në komision. Është mbyllur historia e dërgimit me leje të veçantë në mënyrë abuzive, që darkonin me deputetë, apo dilnin jashtë për të kryer të tjera vepra.

Edhe për rastin e fundit që i keni veshur vetes cilësinë e gjyqtarit, për shkarkimin, nuk e kuptova cili ishte shqetësimi juaj. Ka ikur koha kur drejtuesit e lartë bënin sikur nuk shikonin shkeljet që ndodhnin, sot është koha e zbatimit të regjimit të posaçëm ’41-bis’. Zoti Maliqi nuk kam parë ndonjë rezultat kur keni qenë zv/ drejtor i Burgjeve”, u shpreh Gjonaj. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E ANDON MËHILLAJT NË BURGUN E PEQINIT/ Flet avokati Dema: Pati tentuar të vrasë veten, përdorte gjithmonë një...
Previous article HISTORIA E NJË PENGU/ U kthye për prindërit, por u zhduk për kokainën e vëllait

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT