• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FA NDËRTOJNË URËN MBI LUMIN FAN/ Xhaçka: Reformë në ligj dhe infrastrukturë për emergjencat civile
Home
Aktualitet

FA NDËRTOJNË URËN MBI LUMIN FAN/ Xhaçka: Reformë në ligj dhe infrastrukturë për emergjencat civile

3 February, 2020 Delo.autor Aktualitet

900 banorë të fshatrave Klos e Fan, prej ditës së sotme do ta kenë më të lehtë të shkojnë në shkolla, qendrat shëndetësorë, apo për tu lidhur me pjesën tjetër të Shqipërisë përmes Rrugës së Kombit.

Kjo ka ardhur falë kontributit të Forcave të Armatosura, të cilët ndërtuan një urë mbi lumin Fan. Ura “bailey” që do t’u shërbejë banorëve të Fanit dhe Klosit ka një gjatësi prej 24 metrash dhe u bë e mundur  falë bashkëpunimit të ekspertëve xhenio, të profilizuar më së miri në ndërtimin e urave të tilla, me bashkinë e Mirditës.  Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga deputetja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve për urën “bailey”, vlerësoi kontributin e FA dhe ekspertëve xhenio në komunitet.

“Dua të falenderoj efektivët tanë për punën e shkëlqyer që kanë bërë. “Me komunitetin, për komunitetin” është moto e Forcave tona të Armatosura. Në 2 vitet e fundit, efektivët xhenio i kanë lehtësuar komunikimin 60 mijë banorëve nga jugu në veri të vendit, falë 16 urave “bailey”. Përmes këtij kontributi, FA kanë lehtësuar shërbimet për mijëra familje, kryesisht në zonat rurale dhe ato me distancë të largët nga qendrat e qyteteve, duke krijuar mundësi më të mira për frekuentimin e fëmijëve në shkolla, vizitat në qendrat shëndetësore apo shfrytëzimin e bujqësisë në dobi të ekonomisë familjare”, tha Ministrja e Mbrojtjes.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes, për ministren Xhaçka, vëmendja ndaj komunitetit, veçanërisht gjatë emergjencave civile është një ndër prioritetet kryesore të institucionit që ajo drejton.

“Përmes ligjit të ri “Për Mbrojtjen Civile”, do të ketë një koordinim më të mirë të të gjithë aktorëve. për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në rast fatkeqësish natyrore apo në problemet e infrastrukturës. Brenda pak javësh do të mbërrijnë mjetet dhe uniformat e reja për ekipet e kërkim shpëtimit, zjarrfikësit dhe ekipet tona të specializuara në emergjenca, si përgjigja më e mirë ndaj kërkesave të kohës”, nënvizoi ministrja gjatë inspektimit.


Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAPASKENAT/ Si arritën Albin Kurti dhe Isa Mustafa, te marrëveshja e papritur
Previous article KORONAVIRUSI/ Numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT