• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392

3 February, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 362, një shifër që tejkalon 350 viktimat në territorin kinez të shkaktuara nga epidemisa e Sars.

Që nga shfaqja e virusit në qytetin e Wuhan dhjetorin e kaluar, epidemia e koronavirusit ka prekur 24 vende, 17 392 raste janë të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë, 487 njerëz kanë dalë nga spitalet pas shërimit dhe 21.558 raste janë të dyshuara si të prekur nga koronavirusi.

Sipas ekspertëve amerikanë, përhapja e shpejtë e Coronavirusit gjithnjë e më shumë duket si një pandemi. Drejtori i Institutit Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive thotë se ende nuk dihet se sa virusi është aq vrasës sa ‘kushërinjtë’ e tij Sars dhe Mers.

Deri tani të paktën 24 provinca dhe bashki në Kinë kanë shtyrë rinisjen e aktiviteteve ekonomike dhe prodhuese deri në 10 shkurt për frikën e infeksionit të koronavirusit të Wuhan. Ndërsa infeksioni vazhdon të përhapet në të gjithë botën, studiuesit po për të gjetur një vaksinë.

Ndër bashkëbiseduesit e referencës në këtë proces tani ekziston edhe Italia pasi studiuesit e Institutit INMI Spallanzani në Romë kanë izoluar virusin, ndër të parët në botë dhe të dytin në Europë, vetëm ata të Louis Pasteur në Paris.

Të parët që izoluan virusin ishin kinezët, por ata nuk e dërguan atë jashtë kufijve kombëtar, që do të thotë që ata kanë publikuar vetëm të dhënat e sekuencës.

Tani, siç shpjegoi Maria Rosaria Capobianchi, drejtore e institutit të virologjisë Spallanzani, ekziston virusi i gjallë dhe i kultivueshëm në laborator, që mund të riprodhohet dhe studiohet.

Për momentin vështirë të thuhet se për sa kohë do të jetë e disponueshme një vaksinë, por megjithatë në bashkësinë shkencore, flitet nga javë ose disa muaj.

Spitali në Itali ku është kryer hulumtimi është i njëjti spital ku po mbahen një çift kinezësh të infektuar me koronavirus dhe që aktualisht janë në gjendje të mirë.

Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient 71-vjeçar i infektuar. Ministria e Shëndetësisë e Taivanit thotë se 48 orë pas trajtimit me një përzierje antiviralësh të përdorur për trajtimin e gripit dhe HIV-it, pacienti rezultoi negativ në teste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FA NDËRTOJNË URËN MBI LUMIN FAN/ Xhaçka: Reformë në ligj dhe infrastrukturë për emergjencat civile
Previous article “ME KËTË EKIP JAM GATI PËR DERBIN”/ Conte rreh gjoksin: Lukaku është zgjidhësi i problemeve!

Delo.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme Aktualitet

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT