• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LIGJI SPECIAL”/ Rama: Anti-KÇK-ja, sprovë për SPAK-un, ndryshim historik, do ua bëjmë atdheun ferr kriminelëve
Home
Politikë

“LIGJI SPECIAL”/ Rama: Anti-KÇK-ja, sprovë për SPAK-un, ndryshim historik, do ua bëjmë atdheun ferr kriminelëve

2 February, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

“Sot është një moment i vecantë dhe jam i bindur që është një pikë me një rëndësi të atillë që do të shënojë një nivel të ri, jo vetëm të përballjes me krimin, por edhe të autoritetit dhe të respektit të publikut të policisë së shtetit dhe vetë shtetit. Një kohë ekstreme, kërkon masa ekstreme thotë një shprehje dhe besoj që është vendi për ta përsëritur në këtë kohë dhe moment, kur jemi bërë gati për një përballje ekstreme me krimin e organizuar dhe kur është ekstreme koha për t’i dhënë një përgjigje dërrrmuese, jo vetëm krimit, por edhe të gjithë atyre ushqejnë mosbesimin te angazhimi ynë për të luftuar deri në fund. Mund të thuhen plotë gjëra në një analizë të gjatë për policinë dhe për të gjithë përpjekjen tonë të këtyre viteve.

Nuk mund të kritikohemi kurrë për ndërmarrjen e reformave, që nuk u imagjinuan për dekada dhe për t’i cuar përpara punët në një terren të vështirë. Jemi këtu për të përshëndetur OFL-në dhe për ta nxitur edhe uruar që të ketë sukses në një mision që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe që fillon nesër. Nesër dmth, nesër ditën e hënë dhe jo në të ardhmen. Ne i kemi në dispozicion një instrument jashtëzakonisht të fortë në duart e shtetit në duart e policisë dhe OFL-së, ligji special për marrjen e të gjitha masave të nevojshme pasurore ndaj atyre që në 30 vite janë dënuar apo akuzuar për krim të organizuar terrorizëm, krime të rënda dhe sot ne kemi një garanci më shumë SPAK-un.

SPAK-u tanimë është formuar dhe kjo është sprova e parë për vetë SPAK-un dhe duke pasur një besim absolut te ata që janë bërthama e këtij institucioni të sapo lindur por të përgatitur për një kohë të gjatë, si ai i vettingut, kam shumë besim se jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe kemi forcat e duhura për një ndryshim historik. Duhet t’ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve. Nuk mund të jetë sheshi i ndërtimit për vilat dhe bizneset e tyre, që nuk burojnë nga puna, por edhe nga gjaku i komisarëve dhe policëve të vrarë në 30 vite. Nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në club-e apo hapësira publike, duhet të jetë ferri i tyre” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DELFINI DHURON SPEKTAKËL NË ISHULLIN E SAZANIT/ Shoqëron peshkatarët dhe bën "gara" me varkën (VIDEO)
Previous article ENCA E THOT TROÇ SE ÇFARË I PËLQEN TEK NJË MASHKULL/ Marina qesh me të madhe (FOTO+VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse Aktualitet

ZJARRI NË DRENIE TË PATOSIT/ Vijon puna për izolimin e vatrave. Në terren 30 forca zjrrfikëse

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT