–Kryeministri Edi Rama sot në orën 11:00 do të jetë në repartin RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit (lexo ketu), për të prezantuar ligjin special të miratuar dy ditë më parë, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar. Operacioni Forca e Ligjit është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trajnim të specializuar dhe stërvitje, nesër do të dalë në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar (lexo këtu aktin normativ dhe 10 risitë). Akti Normativ sot u përshëndet edhe nga SHBA dhe BE


