Në një reagim pas formalizimit të divorcit, presidentja e komisionit europian Ursula Von Der Leyen tha se Britania e madhe dhe Brukseli do të luftojnë për interesat e tyre në bisedimet tregtare.
Ajo vlerësoi qytetarët britanikë, që siç tha kishin kontribuar për ta bërë unionin më të fortë dhe I cilësoi si emocionuese ditët e fundit të Britanisë në Bashkimin Europian.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Mishel kishte një paralajmërim për Londrën: “Sa më shumë ti largohet standardeve të be aq më pak qasje do të ketë ndaj tregut të përbashkët.”
Ndërsa presidenti francez Emanuel Macron e cilësoi largimin e Britanisë si një kambanë alarmi që duhet të dëgjohet në çdo shtet të unionit.


