• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Avioni me të evakuuarit nga Kina, përfshirë Silva Doçin niset drejt Turqisë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Avioni me të evakuuarit nga Kina, përfshirë Silva Doçin niset drejt Turqisë

1 February, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Grupi i të evakuuarve prej 42 personave i cili përbëhet nga shtetas turq, azerbajxhanas, gjeorgjianë dhe një shqiptare pritet të mbërrijë në Ankara rreth orës 19:00 sipas kohës lokale

Vajza shqiptare eshte studentja Silva Doci e cila jetonte e vetme ne kampusin universitar ne Wuhan. Ajo ka kryer kontrolle dhe ka rezultuar si e pa prekur nga koronavirusi.Studentja shqiptare tregoi historine e saj per Top Channel disa dite me pare ndersa ishte duke kryer kontrollet mjekesore. Fatmiresisht ajo eshte shendoshe e mire dhe aktualisht ndodhet jashte zones se rrezikut dhe ne rrugen e kthimit per ne shtepi.


Avioni transportues i Forcave Ajrore të Turqisë me të cilin po evakuohen shtetas turq dhe qytetarë të shteteve tjera, përfshirë një shtetas shqiptar për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri nga qyteti Wuhan i Kinës, pas furnizimit me karburant në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Bator, është nisur drejt Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së, Ali Murat Alhas, i cili ndodhet në avionin transportues ushtarak A400M, ka njoftuar se 42 personat e evakuuar nga qyteti Wuhan janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tha se avioni pas një udhëtimi prej 8 orësh do të mbërrijë në Ankara.

Grupi i të evakuuarve prej 42 personave i cili përbëhet nga shtetas turq, azerbajxhanas, gjeorgjianë dhe një shqiptar pritet të mbërrijë në Ankara rreth orës 19:00 sipas kohës lokale.

Avioni transportues ushtarak A400M u nis dje nga Turqia për evakuim

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dërguar artikuj mjekësorë përmes avionit transportues ushtarak A400M i cili dje u nis nga Turqia dhe i cili së shpejti pritet të arrijë në Ankara me qytetarët e evakuuar nga qyteti Wuhan, epiqendra e koronavirusit i cili ka përfshirë vendin.

Sipas të dhënave të siguruara nga TIKA, artikujt mjekësorë kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. Në mesin e mbështetjes së dërguar gjenden një mijë kostume dekontaminimi, 93.500 maska me filter mbrojtës dhe një mijë veshje mbrojtëse njëpërdorimëshe, të cilat po dërgohen përmes avionit të ngarkesave A400M të Forcave Ajrore Turke.

Nderkohe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan të studentes shqiptare Silva Doçi, e cila mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, në kushtet e vështira kur askush nuk mund të hynte apo dilte në Wuhan, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.

Në vijim të komunikimeve, pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulant turk.

Pas përfundimit të procedurave zyrtare me autoritetet kineze për lejimin e largimit të tyre nga Wuhan, avioni nga Kina u nis sot drejt aeroportit ushtarak në Ankara.

Studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë negative për virusin nCOV, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë. Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm.

Për këtë fazë evakuimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdoi kontaktet e pandërprera me Ministrinë e Jashtme turke, me qëllim vijimin e regjimit të karantinës së studentes shqiptare në Turqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e evakuimit të studentes shqiptare, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DETYROJENI TË..."/ Pesë hile që seksi të zgjasë sa të keni dëshirë
Previous article KONFIRMON MBËSHTETJEN/ Austria: Shqipërisë t’i hapen negociatat

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT