• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Shkon në 259 numri i viktimave, rreth 12000 të infektuar. Bashkë me frikën përhapet…
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Shkon në 259 numri i viktimave, rreth 12000 të infektuar. Bashkë me frikën përhapet…

1 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Ka shkuar 259 numri i viktimave nga koronavirusi kinez ndërsa rreth 12 000 të tjerë janë të infektuar, shumica nga provinca e Hubei, me Wuhanin kryeqytet.

Qytetet kineze që janë shtëpi për miliona njerëz, janë kthyer në qytete fantazmë, me njerëz që qëndrojnë në shtëpi nga frika e infektimit nga virusi.

Shumica e bizneseve dhe zyrave janë mbyllur. Mjetet e transportin publik kanë pezulluar lëvizjet kurse automjeteve private iu është ndaluar qarkullimi, me përjashtim të rasteve emergjente.

Dje në Rusi u konfirmuan dy rastet e para të prekur me virusin kinez, Suedia konfirmoi rastin e parë, një 26 vjeçare që kishte pak ditë që ishte krhyer nga epiqëndra ku shpërtheu epidemia, Ministria e Shëndetësisë e Bavarisë njoftoi se mes gjashtë rasteve të konfirmuara të infektuar nga koronavirusi që shpërtheu në Wuhan, është edhe një djalë i vogël ndërsa Britania e Madhe njoftoi infektimin nga virusi të dy personave.

Singapori dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan se qytetarët e tyre të cilët kanë vizituar Kinën në 14 ditët e fundit nuk do të mund të hyjnë në vendet e tyre.

Ndërsa shqetësimi për përhapjen e koronavirusit po rritet, disa vende të Ballkanit kanë rritur masat e sigurisë shëndetësore në aeroportet dhe vendkalimet kufitare, pasi ekziston shqetësimi për një shpërthim të mundshëm infeksionit në rajon.

Serbia ka forcuar kontrollet në vendkalimet kufitare dhe të gjithë udhëtarët nga zonat e infektuara janë të detyruara të raportojnë tek shërbimet epidemiologjike brenda 24 orëve pasi të hyjnë në vend. Ministria e Jashtme në Kroaci ka nxjerrë një rekomandim për qytetarët që të “shtyjnë udhëtimet e tyre në provincat e Hubei dhe qytetin e Wuhan. Në Rumani, Ministria e Shëndetësisë po operon në aeroporte me kamera skanimi termik të afta për të zbuluar pasagjerë të sëmurë. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka vendosur kamera skanimi termik në aeroportin e saj kryesor ndërkombëtar në Shkup. Autoritetet kanë frikë se infeksioni mund të përhapet nga fluturimet që vijnë nga Dubai dhe Stambolli.

Ndërsa përhapet frika dhe paniku në Europë, shumë njerëz me origjinë aziatike që jetojnë jashtë vendit të tyre thonë se po trajtohen si patogjenë të gjallë.

Gazeta britanike ‘The Guardian’ shkruan se në mjetet e transportit publik, vendasit i shmangen kujtdo që dallohet se është nga Azia. Në Kanada, ka pasur raportime se fëmijët kinezë janë ngacmuar ose veçuar në shkollë. Në Francë, një gazetë botoi një shkrim në faqen e saj të parë të titulluar ‘Alarm i Verdhë’. Titulli tërhoqën zemërimin e lexuesve azitatikë të cilët akuzuan gazetën se kishin përdorur gjuhë fyese.

Forma të ksenofobisë po shfaqen edhe nga stereotipe të çuditshme dhe sensacioniste për ushqimin kinez.

Koronavirusi i ri deri tani besohet se ka ardhur nga një treg i prodhimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan, dhe shkencëtarët kanë thënë se me shumë mundësi, virusi ka qënë bartës te lakuriqët dhe gjarpërinjtë dhe më pas ka kaluar te njëriu. Kjo ka nxitur një valë të pangopur racore ndaj ushqimit kinez nga shumë njerëz që akuzojnë kinezët janë ata që përmes mënyrës së tyre të të ushqyerit kanë shkaktuar një pandemi të mundshme globale. Kreu i Shëndetit Publik të Torontos, në Kanada tha se dezinformatat rreth virusit kanë krijuar “një stigmë të panevojshme kundër anëtarëve të komunitetit kinez në Kanada”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES ADOLESHENTËVE/ 15-vjeçari i ngul thikën shokut në Durrës
Previous article DOLI NGA BE/ Aviacioni Civil sqaron se çfarë do të ndodhë me fluturimet e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe

k.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT