• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARGIMI I BRITANISË SË MADHE/ Ja si e festonte hyrjen në BE afro 50-vite më parë (VIDEO)
Home
Nderkombetare

LARGIMI I BRITANISË SË MADHE/ Ja si e festonte hyrjen në BE afro 50-vite më parë (VIDEO)

1 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Britania e Madhe e braktisi Bashkimin Europian gati 50 vite pasi u anëtarësua në të, e shoqëruar kjo me një fanfarë festimesh të jashtëzakonshme.

Monedha e re prej 50 peni u krijua atëherë – dhe ajo paraqiti nëntë grushta të kryqëzuar si një simbol të anëtarësimit të zgjeruar të klubit, pra me përfshirjen  dhe të Mbretërisë së Bashkuar në procesin e anëtarësimit.

Kryeministri konservator Edward Richard George Heath organizoi 11 ditë ngjarje kulturore të financuara nga qeveria.

Tre ditë pas hyrjes zyrtare në Union më 1 janar 1973, qindra aktivitete muzikore, arti dhe sportive u mbajtën si pjesë e fanfarës për Evropën.

Heath morri një rol aktiv në disa ngjarje. Ai ndoqi një mbrëmje të veçantë gala në Royal Opera, dhe personalisht u dha çmime britanikëve dhe fëmijëve nga Komuniteti Ekonomik Evropian, të cilët fituan pushime falas në një konkurs.

Ndërkohë, edhe atëherë anëtarësimi pati jo pak kundërshtarë. Disa ngjarje u shoqëruan me protesta nga ata që ishin kundër tregut të përbashkët. Këtu duhet theksuar se më parë se politik, themelimi i BE-së ishte ekonomik.

Për më tepër, kryeministri Heath u godit nga një bombë artizanale ndërsa mbërriti në një mbrëmje gala në Covent Garden me Mbretëreshën.

Gjithsej shtatë ministri qeveritare dhe dy komitete të krijuara posaçërisht u morën me hartimin e programit festiv.

Programi u mbizotërua nga ngjarje kulturore, me 25 ekspozita të organizuara me tema evropiane, si dhe një mori koncertesh.

Orkestra Filarmonike e Berlinit u soll për një shfaqje të veçantë, ndërsa interpretuan edhe grupe muzikore si Kinks, Steeleye Span dhe Slade.

Në Muzetë Victoria dhe Albert, u organizuan ekspozita me vepra arti të huazuara posaçërisht nga gjashtë shtete anëtare ekzistuese të KEE-së.

Danimarka dërgoi dy instrumente të epokës së bronzit, ndërsa një dhuratë italiane, një bust nga Michelangelo, u përshkrua në program si “një angazhim jashtëzakonisht shprehës për të luftuar tiraninë”.

Ndërkohë, Franca, e cila dy herë ka vendosur veto për hyrjen e Britanisë në EEZ, dërgoi hartat e shekullit të 17-të nga piktori Georges de Latour.

Megjithatë, përpjekjet për të sjellë Mona Lisa-n në Londër raportohet se dështuan kur kërkesa për të dërguar Gurin e Rosetta-s në Louvre u refuzua.

Ndër ngjarjet më goditëse ishte një ndeshje e veçantë futbolli në Wembley, në të cilën lojtarët nga gjashtë vendet ekzistuese të EEE u takuan me një ekip të përbërë nga lojtarë nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Danimarka, të cilët u bashkuan me Unionin në 1973.

Por ndërkohë, kostoja e festimeve u kritikua ashpër, duke u konsideruar “si e panevojshme”.

Udhëheqësi i Laburistëve në atë kohë, Harold Wilson – i cili kundërshtoi marrëveshjen e Konservatorëve për t’u anëtarësuar në EEE – i quajti shpënzimet qeveritare një “skandal”. Ai sugjeroi që në vend të festimit, do të ishte shumë më e përshtatshme nëse të gjithë punëtorëve britanikë u jepej një ditë pushimi.

Një vit më vonë, më 1974-ën, në 1-vjetorin e anëtarësimit, dita e parë e Vitit të Ri u bë një festë zyrtare në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Edward Heath speech on EEC entry, 1973

“For what we are building is a community, a community, whose scope will gradually extend until it covers virtually the whole field of collective human endeavour.”Prime Minister Edward Heath speaking at the EEC entry celebration banquet, 2 January 1973.

Gepostet von Full English Brexit, and the fight to Remain am Freitag, 23. August 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZGJEDHJET E PARAKOHËSHME"/ Balla: Nuk janë temë e dialogut
Previous article SHPËRTHEN VULLKANI NË KILI/ Autoritetet kërkojnë evakuimin e njerëzve (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT