• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CAKAJ TAKON  MINISTREN LE DRIAN/ “Shqipëria dhe Franca komunikim intensiv për negociatat”
Home
Politikë

CAKAJ TAKON MINISTREN LE DRIAN/ “Shqipëria dhe Franca komunikim intensiv për negociatat”

31 January, 2020 k.autor Politikë

Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Francës, Jean Yves Le Drian. Tema të diskutimit gjatë takimit ishin organizimi i konferencës së donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel, më 17 shkurt, si dhe rëndësia e çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, gjatë vitit 2020. Kryediplomati Cakaj në një postim në facebook lidhur me takimin, shprehu mirënjohje të veçantë ndaj Qeverisë franceze për mbështetjen e pakursyer në procesin e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit.

Sa i përket procesit të integrimit Cakaj theksoi: “Një gjë s’ka fjalë: Shqipëria ka bërë progres të pamohueshëm dhe ka përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE!” Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se me homologun francez u dakordësuan për zhvillimin e një komunikim intensiv politik dhe diplomatik në shërbim të projektit evropian për Shqipërinë, menjëherë pas publikimit të metodologjisë së re të negociimit nga ana e Komisionit Evropian. “Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer në funksion të hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.”- siguroi Cakaj në përmbyllje të postimit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKETA ANTI-KÇK/ Lleshaj paralajmëron nga Berlini: Ditët në vijim, Policia e Shtetit operacione të gjera kundër….
Previous article "PËR ATA QË JANË NDIER TË CËNUAR..."/ Ermal Mamaqi sqaron skenat e filmit "I Love Tropoja"

k.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT