• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA ANTI-KÇK/ Lleshaj paralajmëron nga Berlini: Ditët në vijim, Policia e Shtetit operacione të gjera kundër….
Home
Politikë

PAKETA ANTI-KÇK/ Lleshaj paralajmëron nga Berlini: Ditët në vijim, Policia e Shtetit operacione të gjera kundër….

31 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Ministri Lleshaj flet për paketën e masave kundër krimit të organizuar dhe Konferencën e nivelit të lartë kundër armëve të vogla e të lehta

Në fund të konferencës që u mbajt në Berlin, për kontrollin e armëve të vogla e të lehta në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u shpreh për mediat mbi rëndësinë e miratimit të paketës së masave për luftën kundër krimit të organizuar nga Qeveria Shqiptare, duke theksuar se armëmbajtja pa leje është vetëm një nga elementët e kësaj lufte.

Prononcimi i plotë:

Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë dhe Ministrit të Jashtëm të Francës, mora pjesë sot në një takim të rëndësishëm të nivelit të lartë të Ministrave të Ballkanit Perëndimor dhe të përfaqësuesve të shumë institucioneve europiane. Takimi i kushtohet kontrollit të armëve të vogla e të lehta, në Ballkanin Perëndimor.

Është një koicidencë e bukur pjesëmarrja në këtë takim të sotëm, për arsye të miratimit po sot nga Qeveria Shqiptare, të paketës së gjerë të masave kundër krimit të organizuar.

Kontrolli i armëve në thelb është luftë kundër krimit të organizuar dhe Qeveria shqiptare është e mobilizuar për të filluar një periudhë të re të luftës kundër krimit të organizuar. Miratimi i paketës është një hap i madh përpara.

Sigurisht në Berlin diskutuam specifikisht vetëm për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor. Në fjalën time u përqëndrova tek puna që bëhet në Shqipëri, për këtë çështje. Kemi marrë masa të rëndësishme si Qeveri për ta thelluar luftën e për ta fuqizuar kontrollin në fushën e armëve, e kryesisht të armëmbajtjes pa leje.

Vitin që mbyllëm, ashpërsuam masat e Kodit Penal për të goditur çdo rast të armëmbajtjes pa leje, duke ashpërsuar dënimin penal, i cili tani fillon me 3 vjet e shkon deri në 7 vjet e më tej, për ata që kapen me armë pa leje. Do të vazhdojmë të jemi të angazhuar seriozisht në këtë fushë.

Nga ana tjetër po seriozisht kemi plan të merremi në vitin 2020, me forcimin e rregullave për ata që kërkojnë të mbajnë armë me leje. Ne synojmë ta shtrëngojmë shumë hapësirën, ta kufizojmë shumë atë, edhe për ata që kërkojnë të mbajnë armë me leje duke e bërë procesin me të komplikuar, më të vështirë, më të shtrenjtë, në funksion të qëndrimit, për ta ulur në maksimum praninë e armëve, qofshin me leje qofshin pa leje në hapësirën tonë publike.

E rëndësishme është të theksohet që kontrolli i armëve është një element i luftës kundër krimit të organizuar dhe e përsëris me kënaqësi faktin që miratimi sot i paketës ligjore kundër krimit të organizuar, i jep Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese një instrument të ri shumë të fuqishëm për të adresuar këtë fenomen kriminal në Shqipëri.

Menjëherë mbas miratimit të kësaj pakete, Policia e Shtetit është e përgatitur për të filluar një fushatë të rëndësishme për të targetuar të gjitha rastet e personave, të cilët kanë grumbulluar pasuri në bazë të aktivitetit kriminal dhe për këtë qëllim duke filluar nga ditët në vijim për të mos thënë orët në vijim, Policia e Shtetit do të angazhohet në një operacion të gjerë, ‘Operacioni Forca e Ligjit’, i cili synon pikërisht të vërë para përgjegjësisë cilindo, që përmes veprimtarisë kriminale ka grumbulluar pasuri dhe asete kriminale.

Ligji i jep mundësi Policisë të ndërhyjë dhe iu jep detyrimin të gjithë personave që kanë prona dhe pasuri të pa-sqaruara që të provojnë para gjykatave kompetente nëse prona e siguruar prej tyre është burim i financimeve të ligjshme apo në të kundërt i veprimtarive të paligjshme. Në rastin e dytë, pra në rastin e veprimtarive të paligjshme pasuria sekuestrohet, konfiskohet dhe më tej futet në proces administrimi në dobi të publikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKITË DYFISHOJNË SHPENZIMET NË 9 MUAJT TË 2019/ Tirana e para në mbledhjen e taksave por edhe për borxhet
Previous article CAKAJ TAKON MINISTREN LE DRIAN/ "Shqipëria dhe Franca komunikim intensiv për negociatat"

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT