Zbardhet paketa anti-KÇK që miratoi sot qeveria, kategoritë që do të kontrollohen. Paketa që do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti do të ketë në fokus të dënuarit dhe ata që janë në hetim për 28 vepra penale. Subjekt do të jenë ata të dënuar për krime të rënda, por përjashtohen personat që ka vendim pafajësie, për vepratpjesëmarrjedhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrjedhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste. Do të jenë subjekt edhe personat nën hetim brenda e jashtë Shqipërisë, por përjashtohen ata të cilëve u janë pushuar akuzat apo çështja penale.
“Masat parandaluese me karakter pasuror të parashikuara në këtë akt normativ nuk vendosen mbi pasurinë që para hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, është në proces shqyrtimi gjyqësor ose për të cilën është disponuar me vendim gjykate në zbatim të legjislacionit penal, ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë si dhe legjislacionit mbi financimin e terrorizmit”, thuhet në paketën Anti-KÇK.



