Një punonjës i Autoritetit Portual në Greqi, Christine Limassol, ka dëshmuar sot në lidhje me vrasjen e bujshme dhe makabre të studentes greke, Helen Topaloudi.
Dëshmitari transferoi në gjykatë të gjitha provat që dispononte dhe ku akuzonte të riun grek, Rotidis, pasi ky i fundit i kishte treguar vendin e vrasjes.
Duke filluar dëshminë e tij, Malamis tha: “Ai (i akuzuari Roditis) më tha që të tre (ai, shqiptari dhe Helen Topaloudi) shkuan në shtëpinë e gjyshes së Roditit”.
Aty, sipas dëshmitarit, Roditi dhe shqiptari kishin kryer marrëdhënie seksuale me viktimën.
Studentja pasi mori veten u tha atyre se do të shkonte në polici.
Pastaj, sipas Malamis, “shqiptari kapi një hekur dhe goditi vajzën në kokë”.
Duke vazhduar dëshminë e tij, dëshmitari deklaroi:
“Pastaj Roditis më tha se ata duhet ta përfundonin punën. Vajza ishte akoma gjallë. Heleni iu lut që ta çonin në spital por ata e hodhën në shkëmbinj. E dija që ai kishte një motër dhe për shkak se kisha një të tillë vetë, e pyeta: “Pse e bëri atë?” Ai tha: “ishte marrëzi e madhe, Perëndia do të na ndëshkojë.”


