• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PAZAKONTË/ Anëtari i Kolegjit Zgjedhor ia mbath nga drejtësia si i sëmur, por Komisioni i Vetingut…
Home
Aktualitet
Drejtësi

E PAZAKONTË/ Anëtari i Kolegjit Zgjedhor ia mbath nga drejtësia si i sëmur, por Komisioni i Vetingut…

31 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Gjyqtari i Apelit në Gjirokastër Tomor Skreli, i cili është në të njëjtën kohë edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor që datën 10 dhjetor 2019. Shqiptarja.com është informuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor se Skreli e ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit për arsye shëndetësore. Nga verifikimet rezulton se për gjyqtarin e Skreli procesi i verifikimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, kishte nisur që në mars të vitit 2019.

Megjithatë, pavarësisht dorëheqjes, anëtari i Kolegjit Zgjedhor është thirrur në datën 3 shkurt 2020, për t’u paraqitur në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit. Trupa gjykyese pranë Komisionit të Vetingut që po shqyrton dosjen e gjyqtarit përbëhet nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu. Koha e caktimit të seancës dëgjinore tregon se gjyqtari mund të jetë informuar paraprakisht për gjetjet e trupit gjykues para se të jepte dorëheqjen. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse gjyqtari është penduar dhe tërhequr nga dorëheqja apo ka mungesë kordinimi mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për çështjen në fjalë, pasi kur subjekti jep dorëheqjen nga drejtësia, Vetingu ndërpritet.

Deri në vitin 2008, Skreli ka mbajtur pozicionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës. Si anëtar i Kolegjit Zgjedhor Skreli ka qenë pjesë e trupës gjykuese e cila rrëzoi Presidentin Ilir Meta, duke legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Vendimarrja u konfirmua më pas si e drejtë nga Komisioni i Venecias dhe së fundmi nga Gjykata Kushtetuese. Një vit më parë, banesa e gjyqtarit të Gjirokestrës ishte në shenjestrën e tre grabitëse, por që të tre u prangosën nga policia para se të kryenin vjedhje.

Gjatë dy viteve të fundit, periudhë e cila përkon me zbatimin dhe veprimit e ligjit të Vetingut, tetë gjyqtarë janë vetëlarguar nga sistemi i drejtësisë për arsye shëndetësore, duke evituar kësisoj përballjen me Vetingun, ndërsa dy të tjerë janë ‘sëmurë’ gjatë procesit të njohjes me rezultatet e kontrollit të tyre për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRATOHET PAKETA ANTI "KÇK"/ Ligj special kundër pasurive të krimit të organizuar
Previous article "ËSHTË ARROGANT"/ Neymar kritikohet ashpër: S’ka nevojë të tallet me kundërshtarët!

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT