• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYLLEN ZGJEDHJET NË PS, GATI PËR KONGRESIN E 29 SHKURTIT/ Balla: Organizim i strukturave për të fituar bindshëm mandatin e tretë
Home
Politikë

PËRMBYLLEN ZGJEDHJET NË PS, GATI PËR KONGRESIN E 29 SHKURTIT/ Balla: Organizim i strukturave për të fituar bindshëm mandatin e tretë

31 January, 2020 Delo.autor Politikë

Përmbyllen zgjedhjet në Partinë Socialiste dhe forca politike qeverisëse bëhet gati për Kongresin e 29 shkurtit. Ka qenë pikërish asambleja socialiste e Gramshit, ku u zgjodh kryetar i ri Enis Zani ajo që ka mbyllur dhe procesin zgjedhor brenda PS-së.

Në këtë asamble, sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla foli për objektivat e PS si forcë qeverisëse duke kërkuar organizimin e strukturave vendore të partisë për të fituar siç tha ai bindshëm mandatin e tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër.

“Viti 2020 është historik për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për seicilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit.

Por pozicioni i vendeve anëtare divergjon mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Miratimi dhe shpallja më 5 Shkurt i Metodologjisë së re për Zgjerimin, është një mundësi e mirë për të shuar divergjencat mes vendeve anëtare. Unë besoj se në Këshillin Europian të fund-Marsit, BE do të korrigjojë gabimin e Tetorit.

Zgjedhjet e Qershorit 2021 janë vetëm 16 muaj larg. Falë marrëveshjes së arritur tashmë edhe opozita jashtë Parlamentit po sjell propozimet e saj për Kodin Zgjedhor. Brenda muajit mars ne duhet të kemi futur në axhendën e Kuvendit votimin e tij.
Edhe pse zgjedhjet vitin e ardhshëm duken ende larg, gjatë vitit 2020 duhet vijojë organizimi i strukturave tona vendore të partisë për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër”, deklaroi Balla.

Ai theksoi se prej disa muajsh jemi në proces riorganizimi ripërtëritjeje dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare te qershorit 2021 dhe pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave, delegatët e Kongresit, tani Asambletë e zgjeruara zgjedhin edhe kryetarin e Partisë Socialiste për cdo bashki. “Ne jemi e vetmja parti që kemi përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kryetarëve parimin e barazisë gjinore, duke vendosur të fillojmë të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri, ose djali dhe një gruaje, ose vajze, kemi bërë dhe zgjedhjen me “një anëtar një votë” të të gjithë delegatëve të Kongresit, tani brenda mes janarit po përmbyllim procesin me zgjedhjen e kryetarëve të partisë. Ky proces riorganizimi vijon më pas me Kongresin zgjedhor që do të zhvillohet më 29 shkurt 2020”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS.

Ai theksoi më tek se viti 2020 ka nisur me revolucionin digjital në të gjitha shërbimet publike.
“Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportelet zyrave të postës të njësive administrative mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë. Sa shumë kanë vuajtur qytetarët për tu endur zyrave dhe radhëve pafund për të marrë një dëshmi penaliteti, madje duke fut mik apo duke pagu ryshfet për ta marrë shpejt. Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtësojë ndjeshëm edhe për biznesin duke eleminuar endjen, pritjen, arrogancën në raste të caktuara të zyrtarëve”, deklaroi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOLI E "PASTËR" NGA VETTINGU/ Doloreza Musabelliu emërohet prokurore e re e SPAK
Previous article PARANDALOHET NJË KRIM NË TIRANË/ Hyn në lokal me armë e kërcënon qiradhënësen, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT