• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHONTE SE I VRAU DJALIN/ Kadri Nora pret me vite për hakmarrje, rrëmben kallashnikovin dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

DYSHONTE SE I VRAU DJALIN/ Kadri Nora pret me vite për hakmarrje, rrëmben kallashnikovin dhe…

31 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje te reja nga plagosja me armë e regjistruar mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:00 në fshatin Kopaçëz, Bashkia Delvinë.

Burime zyrtare nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa shtetasi Kadri Nora, 73 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Martin Doda, 48 vjeç, nga Mirdita.

Ky i fundit mësohet se prej 12 vitesh ishte banor në fshatin Kopaçëz. Menjëherë pas ngjarjes, 48-vjeçari është transportuar për në Spitalin e Sarandës, nga ku mori ndihmën e parë mjekësore, por më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë dhe specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta e profesionale kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Kadri Nora, 73 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, si dhe bllokimin e armës së zjarrit tip kallashnikov që ka kryer plagosjen. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Vrasje me dashje e mbetur në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë Sarandë.

NGJARJA

Sipas burimeve të gazetës “Panorama”, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, për një ngjarje tjetër të ndodhur në vitin 2005. Mësohet se më datë 8 shtator të atij viti, në vendin e quajtur “Pigadhe”, Kopaçëz, është gjetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Eduard Nora, 35 vjeç.

Atë kohë, i plagosuri është transportuar rreth 1 kilometër drejt një stani, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe në pritje të asistencës policore dhe spitalore nga Saranda dhe Delvina, ka ndërruar jetë.

Ekspertiza mjeko-ligjore e atij viti zbuloi se ai ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, poshtë gjurit. Ngjarja u hetua edhe si vrasje, edhe si vetëvrasje, por nuk u arrit të gjendej as arma e as gëzhoja në vendin e ngjarjes. Kjo ngjarje atëherë u dyshua se ndodhi për parcelat e kanabisit në zonë, por që nuk u zbulua.

Policia e Delvinës nuk e zbardhi dot ngjarjen, duke e lënë pa autor dhe pa një motiv. Dhe ditën e djeshme, i ati i 35-vjeçarit plagos një person. Zanafillë e ngjarjes dyshohet konflikti lidhur me ngjarjen e pesë viteve të kaluara. Vendi ku ndodhi krimi atë kohë, pra “Pigadhe” në Kopaçëz, përdorej më së shumti për kultivim kanabisi.

Autorit të ngjarjes së djeshme në fshatin Kopaçëz, Kadri Nora, mësohet se i kanë vdekur pesë djem. 4 dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe një që ia vranë në vitin 2005. Gjithashtu, mësohet se mes shtetasit Kadri Nora ka pasur debate ndër vite me të plagosurin Martin Doda, të cilin ai e ka akuzuar gjithmonë për vdekjen e të birit. Martin Doda dhe Eduard Nora punonin si barinj në të njëjtin vend kur ka ndodhur ngjarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO KRYENIN VRASJE/ Lihen në burg dy të rinjtë e kapur me pistoleta e celular për shpërthim të telekomanduar
Previous article VRAU POLICIN DHE DJALIN E TIJ 8 VJEÇ/ Kush është Brahimi, një nga 50 më të kërkuarit në vend

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT