Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot amnistinë që liron nga qelia 175 të dënuar. Nga amnistia përfitojnë të gjithë të dënuarit që deri në datë 31 dhjetor të vitit të kaluar janë dënuar me vendim të formës së prerë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja sqaroi sot në Kuvend se janë 175 të dënuar që përfitojnë, 150 meshkuj, 23 gra dhe 2 të mitur. Opozita në Kuvend kërkoi zgjerimin e kategorive që përfitojnë, por dy propozimet e deputeti Myslim Murrizi u rrëzuan nga shumica socialiste. Murrizi kërkoi që të lirohen të gjithë burrat që janë dënuar apo janë në proces për vepra që dënohen deri në 2 vite dhe 3 vite për gratë. Gjithashtu ai kërkoi që të falen të gjitha gratë që janë në burg, por shumica i rrëzoi amendamentet.
Ndërkohë që mes ligjeve të miratuara është edhe ai për kontrollin e banesave që janë ndërtuar në 50 vitet e fundit.
Rendi i ditës që u votua sot në Kuvend
Miratohet 80 vota pro akti normativ nr. 10, date 18.12.2019 “Per disa shtesa ne ligjin nr. 8438, date 28.12.1998, “Per tatimin mbi te ardhurat”, te ndryshuar””
Miratohet me 84 vota pro akti normativ nr. 11, date 24.12.2019 “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 99/2018 “Per buxhetin e vi tit 2019″, te ndryshuar”
Miratohet me 84 vota pro projektligji “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8402, date 10.9.1998, “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”, te ndryshuar”‘.
Miratohet me 86 vota pro projektligji “Per shkembimin automatik te informacionit te llogarive financiare”.
Miratohet me 102 vota pro projektligji “Per dhenie amnistie”.
Me 78 vota kundër rrëzohet dekreti i Presidentit te Republikes nr. 11.414, date 11.01.2020, “Per kthimin e ligjit nr. 92/2019 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9918, date 19.5.2008, “Per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar”.


