• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALLUKU NË KUVEND/ “Tërmeti i 26 nëntorit tregoi se duhet ndërhyrje urgjente në sistemin e ndërtimit”
Home
Politikë

BALLUKU NË KUVEND/ “Tërmeti i 26 nëntorit tregoi se duhet ndërhyrje urgjente në sistemin e ndërtimit”

30 January, 2020 k.autor Politikë

Ngjarja tragjike e 26 nëntorit, ku si pasojë e lëkundjeve të shkaktuara nga tërmeti humbën jetën 51 qytetarë shqiptarë dhe u plagosën rreth 1000 të tjerë, përveç të tjerash ka nxjerrë në pah edhe domosdoshmërinë, për një ndërhyrje urgjente në sistemin e ndërtimit.

Deklarata është bërë sot në seancën plenare të Kuvendit nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë prezantimit të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998, ‘Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit’, të ndryshuar”.

Duke marrë fjalën ministrja Balluku theksoi se ngjarja tragjike e 26 nëntorit ka treguar qartë se duhet të ndërhyjmë menjëherë në sistemin e ndërtimit, në bazën ligjore, në procedurat zbatuese, por dhe në marrjen e masave administrative e penale ndaj shkelësve të ligjit. Sipas ministres projektligji i propozuar saktëson detyrat dhe përgjegjësitë e investitorit, zhvilluesit, organeve licensuese dhe atyre audituese.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm, që ky projektligj sjell, është edhe auditi teknik i detyrueshëm i ndërtesave, që janë ndërtuar mbi 50 vjet përpara.

“Kemi identifikuar që një pjesë e mirë e ndërtesave të ndërtuara para viteve ’70-të kanë jo më qendrueshmërinë e mëparshme. Disa prej tyre, të ndërtuara në kushtet e punës vullnetare apo pa studime të mirëfillta, sot kanë marrë goditje dhe dëme, të cilat pavarësisht se nuk janë të dukshme duhet të auditohen menjëherë për të krijuar kështu një mundësi parandalimi të çdolloj tragjedie tjetër në të ardhmen”, theksoi ministrja Balluku.

Në mbyllje të fjalës së saj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kërkuar mbështetjen e deputetëve, për t’a votuar projektligjin, i cili do të ndihmonte Qeverinë në procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, por njëkohësisht do ta vendoste gjithë sistemin e ndërtimit në baza më të forta ligjore për të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA TRAGJIKE/ Si dukej Kobe Bryant para aksident. Del SELFIE e fundit
Previous article "FAKE NEWS"/ Kandidatja për President të SHBA: Do të bëj ligje të reja që vendosin dënime të ashpra civile dhe penale për shpërndarjen e lajmeve të rreme

k.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT