• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI KINEZ/ Jack Ma dhuron 14 milion dollarë për të zhvilluar vaksinën
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI KINEZ/ Jack Ma dhuron 14 milion dollarë për të zhvilluar vaksinën

30 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Jack Ma, themeluesi i Alibaba (BABA) dhe njeriu më i pasur i Kinës, ka dhuruar 100 milion juanë (14.4 milion dollarë) përmes fondacionit të tij për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine për koronavirusin Wuhan.

Miliarderi ka caktuar 40 milion juanë (5.8 milion dollarë) për dy organizata kineze kërkimi të qeverisë, sipas një postimi në mediat sociale nga fondacioni Jack Ma.

Pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për të mbështetur masat “parandaluese dhe trajtuese”, tha fondacioni.

Dhurimi pason një njoftim të bërë të Shtunën nga Alibaba mbi krijimin e një fond prej 1 miliard juan (144 milion dollarë) për të blerë pajisje mjekësore për provincën Wuhan dhe Hubei, epiqendrat e shpërthimit të virusit.

Kompania gjithashtu po ofron fuqi kompjuterike falas të AI për organizatat kërkimore shkencore për të mbështetur kërkimin për një vaksinë ose trajtime të mundshme.

Alibaba është njëra nga një mori kompanish teknologjike kineze që po dhurojnë fonde për përpjekjet e trajtimit të koronavirusit, sipas gazetës shtetërore China Daily.

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë janë ndër ata që po punojnë për një vaksinë.

Por mund të kalojë më shumë se një vit derisa të vihet në dispozicion një vaksinë, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SH.B.A.

Virusi ka vrarë të paktën 132 njerëz, me gati 6.000 raste të konfirmuara në territorin e Kinës. Më shumë se 80 raste janë konfirmuar jashtë territorit kinez, përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A KA FËMIJA JUAJ NJË CELULAR? Ja si ndikon ai në të mësuarin dhe shkrimin e detyrave të shtëpisë
Previous article RAMA NË FORUMIN EKONOMIK/ " Rajoni të qëndrojë i bashkuar për zhvillim. Ne jemi tregje të vegjël, nëse nuk jemi të ndërlidhur"

k.autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT