Një skaf i braktisur është gjetur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti tha për ‘BalkanWeb’, se skafi është gjetur në zonën e plazhit të vjetër në afërsi të Pyllit të Sodës.
Skafi është rreth 10 metër i gjatë i pajisur me tre motorë.
Policia ka nisur hetimet, për pronarin e skafit si edhe për çfarë përdorej ai.
Në vend ngjarje ndodhen forca të policisë kufitare si edhe efektivë të Guardia di Finanzas italiane, të cilët kanë nisur hetimet. Nga dyshimet e para, mendohet që skafi përdorej për transportin e lëndëve narkotike, drejt Italisë.


