• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HARADINAJ: TIRANA MË KA DETYRUAR TË PAGUAJ TARIFA RRUGORE NË VIZITA ZYRTARE/ MEPJ: Të gjitha autoritetet nuk janë të përjashtuar nga taksa
Home
Politikë

HARADINAJ: TIRANA MË KA DETYRUAR TË PAGUAJ TARIFA RRUGORE NË VIZITA ZYRTARE/ MEPJ: Të gjitha autoritetet nuk janë të përjashtuar nga taksa

30 January, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Në një intervistë dhënë ta martën televizionit T7 në Prishtinë, ai tha se autokolona e tij është ndalur dhe detyruar të paguajë tarifën rrugore të Shqipërisë, megjithëse ishte nën përcjellje protokollare.

“Shqipëria e ndal kryeministrin e Kosovës në autorrugë, nuk më ka ndalur as Maqedoni e as Bullgari, ju siguroj, nuk e kanë ndalur, si e kanë marrë vesh që është makina e kryeministrit, ka dalë polici, nuk të vonon sepse nuk duhet, nuk parashihet, janë këto protokolle të sigurisë. Për shembull pyetja shtrohet, a paguan Edi Rama kur të vjen nga andej? Nëse ai nuk paguan si kryeministër pse e trajton kryeministrin e Kosovës ndryshe? Unë jam duke e thënë një të vërtetë, kësaj here kemi qenë duke shkuar në një intervistë në Shqipëri, kanë qenë dy makina të policisë shqiptare, një xhip dhe një makinë lokale, u ndal krejt dhe unë thashë çka ndodhi, sa herë që kam shkuar si kryeministër mua më kanë ndalur të bëj aty pagesën”, tha ai.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se të gjitha autoritetet e nivelit të lartë, qofshin shqiptare apo jo, përfshirë edhe delegacione të nivelit të lartë në vizita zyrtare nuk janë të përjashtuar nga taksa rrugore.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, ministria e Jashtme shqiptare tha se “nuk cenohet siguria sepse autoriteti i nivelit të lartë shoqërohet nga Garda e Republikës. Nëse ngrihen shqetësime mbi sigurinë e autoritetit atëherë ky shqetësim i përcillet zyrtarisht ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kërkohet që Garda e Republikës të rrisë masat e sigurisë në varësi të nivelit të kërcënimit që i kanoset autoritetit të huaj gjatë gjithë qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme.

Me 15 janar, kryeministri shqiptar Edi Rama, ngriti padi ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj me pretendimet se ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar.

Padia që nxiti shumë reagime në Prishtinë dhe në Tiranë, shënoi pikën më të lartë të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy kryeministrave që u përplasën shpesh në distancë rreth ideve që u hodhën që në vitin 2018 rreth mundësisë së prekjes së kufijve në procesin e normalizmit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA NË KRYE TË DETYRËS/ Flamujt ulen gjysëm shtizë, ditë zie për policin Sani Thaçi
Previous article "KËMBËNGUL..."/ Ermal Mamaqi tregon disa nga këshillat që të duhen për të korrur sukses

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT