• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARKON NË PROKURORI/ Ambasadorja e SHBA takime me Çelën dhe Ibrahimin
Home
Aktualitet
Drejtësi

ZBARKON NË PROKURORI/ Ambasadorja e SHBA takime me Çelën dhe Ibrahimin

29 January, 2020 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Pas takimeve me politikanë shqiptarë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka ndaluar sot në Prokurorinë e Përgjithshme ku po zhvillon një takim me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e KLP-së Gent Ibrahimi.

Në fokus të diskutimeve mes tyre mendohet të jetë reforma në drejtësi, një investim ky i qeverisë amerikane, si dhe ecuria e organeve të reja të drejtësisë.

Zyrtarja e lartë amerikane mëngjesin e së martës zhvilloi një vizitë prej 30 minutash në zyrën e Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Kryediplomati në një postim në facebook, shprehet se gjatë takimit me Ambasadoren Kim u diskutuan sfidat e vendit tonë që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e statusit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.

“SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë!”- përfundoi Cakaj postimin e tij.

Pas Cakajt, Yuri Kim u zhvendos në zyrën e Ministres së Mbrojtjes. Për Olta Xhaçkën ky nuk ishte takimi i parë me Ambasadoren, pasi një vit më parë janë njohur në Pentagon ku ambasadorja Kim ishte pjesë e stafit të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA TRAGJIKE E DY FOSHNJEVE NË BERAT/ Reagon AKU: Po verifikojmë urgjent qumështin e përdorur
Previous article I DËRGUARI I TRUMP/ Grenell: SHBA, e vetme në përpjekjet për dialogun Kosovë-Serbi, pa Gjermaninë, Francën dhe BE-në

F.autor

Postime të ngjashme

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt Aktualitet

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT