• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I DËRGUARI I TRUMP/ Grenell: SHBA, e vetme në përpjekjet për dialogun Kosovë-Serbi, pa Gjermaninë, Francën dhe BE-në
Home
Rajon

I DËRGUARI I TRUMP/ Grenell: SHBA, e vetme në përpjekjet për dialogun Kosovë-Serbi, pa Gjermaninë, Francën dhe BE-në

29 January, 2020 F.autor Rajon

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar se aktualisht është duke i udhëhequr i vetëm përpjekjet për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Grenell tha se se në punën e tij të deritanishme të konkretizuar edhe me dy marrëveshje, një për linjën ajrore dhe tjetra për hekurudhën Prishtinë-Beograd, nuk kanë qenë të përfshirë as Gjermania, as Franca e as Bashkimi Europian.

Megjithatë ai tha se të gjithë ata që janë të interesuar për të ndihmuar janë të mirëpritur.

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, kanë qenë  më të përfolurit përgjatë vitit 2019, sa herë është diskutuar rreth përpjekjeve për rinisje të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bllokuara për shkak të taksës 100% ndaj eksporteve serbe.

Në fundin e prillit të vitit 2019 Merkel organizoi në Berlin një samit në përpjekje për të zhbllokuar situatën. Përveç Macronit, në këto përpjekje Qeveria Federale ishte koordinuar ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpjekja gjermano-franceze për rikthim të palëve në tryezë u zbeh pas dështimit të Samitit të Parisit i planifikuar të mbahej në muajin korrik, kurse në anën tjetër SHBA’ja kishte aktivizuar dy përfaqësues special, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, puna 4 mujore e të cilit këto ditë u konkretizua me dy marrëveshje, duke shtyrë përpara Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së marrëveshjes.

Zëdhënësi i Merkel ka deklaruar se kancelaria nuk i komenton përpjekjet e aleatëve dhe se mirëpresin faktin nëse Kosova e Serbia pajtohen për të përmirësuar lidhjet dhe bashkëpunimin. Megjithatë ai tha se është i nevojshëm një dialog politik, për nisjen e të cilit kërkojnë heqjen e taksës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëdhënësi i Merkel tha gjithashtu se qëndrimi i përgjithshëm i Qeverisë Federale nuk ka ndryshuar dhe se ata mbështesin përpjekjet e Bashkimit Europian për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me përpjekjet e emisarit të Donald Trump dhe arritjen e dy marrëveshjeve parimore Kosovë-Serbi, nuk është parë ndonjë qëndrim përmbajtjesor i Bashkimit Europian dhe zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, I cili pritet që të vizitojë Kosovën gjatë fundjavës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARKON NË PROKURORI/ Ambasadorja e SHBA takime me Çelën dhe Ibrahimin
Previous article "QAVA 1 JAVË"/ Këngëtarja shqiptare përlotet në emision kur kujton tërmetin e 26 nëntorit

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT