• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABAI NA RRIHTE, UNË DHE MAMI FLINIM RRUGËVE”/ Moderatorja dhe psikologia qajnë në emision pas historisë së 13 vjeçares
Home
Sociale

“BABAI NA RRIHTE, UNË DHE MAMI FLINIM RRUGËVE”/ Moderatorja dhe psikologia qajnë në emision pas historisë së 13 vjeçares

28 January, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan ditën e sotme solli një histori të pazakontë të një 13-vjeçareje, e cila jeton në kushte të vështira së bashku me mamanë e saj. Kjo e fundit është në një gjendje jo të mirë shëndetësore.Vogëlushja në studio ka treguar dhunën që babai i saj ushtronte vazhdimisht ndaj tyre, por edhe vëshirësitë që kanë kaluar kur u larguan nga shtëpia.Për një periudhë kohe, ajo dhe mamja e saj janë endur rrugëve pa ushqim dhe një strehë ku mund të qëndronin. Në studio, Ana me zërin që i dridhej kërkon që të ketë edhe ajo një familje, të mund të festojë si gjithë të tjerët, të mos ketë mungesa në ushqime apo veshje, por edhe të përfitojë pensionin e babait të saj që është ndarë nga jeta.

Mirela Milori: Çfarë do të doje t’i thoje mamit?

Ana: Njëherë të fillonte punë. Ka shumë herë që dua dhe qaj për këtë, se do doja që të kisha një familje të lidhur me vëlla, motër, baba dhe mama, të gjithë bashkë. Diçka që nuk kam dhe po atë do doja t’i thosha shumë, që do doja të ishim të gjithë bashkë, të paktën një herë se edhe nëpër festa nuk jemi të gjithë bashkë, jemi të shpërndarë. Edhe nuk është se i festojmë festat mirë dhe atë gjë do doja t’i thoja.

Drejtuesja e emisionit, Mirela Milori, por edhe psikologia që ishte prezente në studio nuk mundën t’i mbajnë dot lotët nga rrëfimi i saj.Mirela Milori: Ana na emocionove shumë sepse nëse ju do shikonit sytë e Anës, do emocionoheshit po si unë. Është një vajzë shumë e bukur, me të gjitha 10-ta, është nxënësja më e mirë e klasës. Maksimumi që Ana kërkon ndonjëherë është t’i kërkojë dikujt t’i blejë bukë ose kos dhe të ketë rroba për të veshur.

Mirela Milori: Ana çfarë kërkon sot në këtë emision?Ana: Unë thjesht kërkoj një jetë më të mirë, një shtëpi më të mirë, rroba për të veshur, lekë për të ngrënë bukë dhe jo të iki t’ju kërkoj të tjerëve bukë. Edhe pensionin e babit.“Historia ime” prej dy muajsh është duke ndjekur rastin e vogëlushes dhe i është drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në mënyrë që 13-vjeçarja të përfitojë pensionin e të atit. Gjithashtu fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka siguruar ushqim dhe gjërat e nevojshme për Anën dhe mamanë e saj./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHET SHORTI I "EUROVIZION 2020"/ Ja se kur do të performojë Arilena Ara
Previous article RRËMBIMI I JAK PRENGËS/ Kunati i viktimës: Jemi të tronditur nga dhimbja. Kërkojmë që...

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT