• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPËRIA NUK KA RREZIK SI TURQIA”/ Sizmiologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik
Home
Sociale

“SHQIPËRIA NUK KA RREZIK SI TURQIA”/ Sizmiologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

28 January, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës rihter që u regjistrua në vendin tonë në orët e para të ditës së hënë është pjesë e pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Është ky shpjegimi që sizmologu Edmond Dushi për ReportTV i bën lëkundjeve të regjistruara dy muaj pas tërmetit famëkeq ku u shuan 51 jetë njerëzish. Sipas sizmologut Dushi nuk ka vend për panik pasi këto paslëkundje janë drejt shterimit teksa shton se Shqipëria nuk rrezikohet të përfshihet nga tërmetet që kanë përfshirë Elziag-un në Turqi.

“Kemi të bëjmë direkt me një pasgoditje, pra po e them që në fillim situata në zonën e Durrësit është përvijuese. Domethënë numri i pasgoditjeve natyrisht që është zvogëluar ndjeshëm, por edhe magnitudë e tyre. Kjo pasgoditje është në vijim të aktivitetit sizmik të filluar qysh më herët që në 26 nëntor. Mbas tërmetit të fortë kanë vazhduar në mënyrë intensive ditët e para, javët e para ky aktivitet dhe me magnitudë goxha të konsiderueshme ndërkohë tani shohim që trendi është gjithmonë e në rënie. Natyrisht nuk mendojmë që ka nevojë për panik sa i përket zonës në fjalë”, u shpreh sizmologu Edmond Dushi.

Sa i takon rrezikut së ndjeshmërisë që i kanoset vendit tonë nga tërmeti 7.5 ballë që sipas medieve turke është parashikuar të godasë sërish qytetin Elazig, sizmologu Dushi shprehet se largësia mes dy vendeve bën që energjia të shuhet.

“Nuk mund të komentoj në lidhje me parashikimin e bërë, në dijeninë time një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pra parashikime të tilla nuk mund të ndodhin. Duke marrë parasysh distancën e konsiderueshme që ne kemi me zonën për të cilën mendohet ose që aludohet dhe duke marrë në konsideratë edhe karakteristikat që kanë valët sizmike të cila shuhen me distancën, pra absurbohen me distancën, energjia vjen duke u zvogëluar pra atëherë nuk besoj se ka vend për panik tek neve në Shqipëri nuk mund të ketë impakt”, u shpreh sizmologu Edmond Dushi. Nga ana tjetër sizmologu shprehet se Shqipëria bën pjesë në vendet me karakter sizmik por pavarësisht kësaj nuk ka vend për panik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROBERTI FESTON DITËLINDJEN/ Urimin më të veçantë e mori nga e bija e tij
Previous article RINDËRTOHET DINAMIKA E AKSIDENTIT/ Kjo është arsyeja pse u rrëzua helikopteri i KOBE BRYANT (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT