• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENGMARRJA/ Vëllai i Prengës korrier i bandës së Shijakut, nuk dorëzoi në Angli 283 kg kokainë…
Home
Breaking News

PENGMARRJA/ Vëllai i Prengës korrier i bandës së Shijakut, nuk dorëzoi në Angli 283 kg kokainë…

28 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetues anglezë janë duke bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e pengmarrjes së Jan Prengës, babait të 5 fëmijëve në Kamëz. Kjo për arsyen se njëri nga vëllezërit Prenga, ka qenë në përgjim në Angli, i i dyshuar për transportues droge, korrier i bandës së trafikut drejtuar nga vëllezërit Hajri. Burime nga organi i akuzës thanë për gazetarin e Shqiptarja.com, Elton Qyno, se grupi kriminal me qendër në Shijak, ka dashur të fusë në territorin anglez 283 kg kokainë.

Në një episod të mëparshëm ky grup ka arritur të fusë me sukses në Angli, 60 kg kokainë. Droga është futur nga një port i Anglisë, dhe nxjerrësi i drogës ka qënë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli. Ky episod është monitoruar nga agjentët e antidrogës në Britani.

Në dhjetor të 2019, grupi ka përdorur sërish një nga vëllezërit Prenga, për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë dhe futur në territorin anglez. Sasia e drogës ka dalë nga porti, por nuk është çuar në destinancion nga vëllai i Jan Prengës. Si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri, vëllezërit nga Shijaku, Leonard dhe Altin Hajri, njëri i arrestuar tjetri në kërkim, kanë marë peng Jan Prengën në Kamëz, vëllain e personit që nuk dorëzoi në destinancion 283 kg kokainë.

Marrja peng e Jan Prengës në Kamëz, është kryer duke përdorur sende të forta dhe armë. Sipas policisë e prokurorisë, autorët kanë përdorur makinën e një këngëtareje, automjet i cili rezulton të jetë vjedhur prej tyre. Deri më tani policia refuzon të jepë emrin e këngëtares që i është vjedhur makina.

Pengmarja ka ndodhur për të detyruar vëllain tjetër Prenga në Angli të tregonte se ku e kishte çuar drogën, e nxjerë nga porti. Bisedat mes personave në Shqipëri dhe Angli janë përgjuar nga autoritet angleze. Policia angleze ka dhënë informacion dhe ka bashkëpunuar me policinë shqiptare. Nga përgjimet vëllai i Jan Prengës në Angli, shprehet disa herë“ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllanë”.

Nga kamerat filmike, është provuar se Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resortin “Golden” në Shijak, pasi është rrëmbyer me forcë në Kamzë. Ka shumë dyshime se Jan Prenga ka ndëruar jetë si paosjë e plagëve dhe goditjeve të shumta që ka marrë nga rrëmbyesit. Jan Prenga është nxjerë i vdekur nga ambjentet e resortit Garden, siç shfaqet në disa episode të kamerave të sigurisë pranë resorit, por trupi i tij ende nuk është gjetur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË TJETËR VIP KA DITËLINDJEN/ Lyrical Son zgjodhi të tregojë moshën e tij kështu
Previous article MILEY CYRUS NUK ISHTE NË "GRAMMY AWARDS"/ Ja arsyeja se përse nuk e ftuan

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT