• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si e komentojnë mediat dhe opozita greke, marrjen e nënshtetësisë shqiptare nga Janullatos
Home
Breaking News

Si e komentojnë mediat dhe opozita greke, marrjen e nënshtetësisë shqiptare nga Janullatos

25 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News

Lajmi lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për dhënien e shtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Jannullatos është pasqyruar gjerësisht në mediat zyrtare greke, si në atë të shkruar ashtu edhe në atë viziv.

Pjesa më e madhe e tyre, si agjencia zyrtare e lajmeve AMNA, ashtu edhe gazetat më të njohura greke si Kathimerini, Gazeta e Redaktorëve, ProtoThema etj, kanë botuar të plota mesazhin e presidentit Meta në faqen e tij në Facebook; letrën e presidentit drejtuar kryepeshkopit Janullatos, si edhe Dekretin Presidentcial për dhënien e shtetësisë.

Gjithashtu, mediat kanë përcjellë edhe mesazhet e ministrit të Jashtëm Kotzias në Twitter, si dhe të deputetit dhe të ngarkuarit me marrëdhëniet me jashtë pranë Partisë Demokracia e Re, Giorgos Koumoutsakos.

Edhe pse pa komente nga ana e gazetarëve, është evidentuar se “Dekreti Presidencial që mori fuqi menjëherë, mban datën 22 Dhjetor 2017 dhe u publikua në prag të Krishlindjeve”.

Më konkretisht Agjencia Zyrtare e Lajmeve AMNA, ka publikuar artikullin me titull “Presidenti shqiptar i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastasios”.

Artikulli pasi njofton lajmin se “presidenti shqiptar Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasios” komenton se “Dekreti i presidentit, i cili hyri në fuqi menjëherë, daton më 22 dhjetor 2017 dhe u botua sot, në prag të Krishtlindjeve”.

Gazeta Kathimerini në një artikull me titull “Kotzias: Masa e ndërtimit të besimit shtetësia shqiptare ndaj kryepeshkopit Anastasios” i është referuar kryesisht mesazhit të përcjellë nga ministri i Punëve të Jashtme greke duke evidentuar simbolikën e këtij veprimi.

Për më tepër shkruhet se ministri Kotzias e ka komentuar si një mënyrë njohjeje të punës së thellë humanitare të kryepeshkopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasios, si edhe një masë për të forcuar besimin mes dy popujve dhënien e shtetësisë shqiptare nga Presidenti Ilir Meta te prifti greko-ortodoks.

“Përshëndes” shkruan ministri Kotzias në një tweet të tij “dhënien sot të shtetësisë shqiptare te Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastasios, një njeri i mençur, nga presidenti i vendit zoti Meta. Një masë kjo e njohjes së punës së tij të thellë humanitare dhe e forcimit të besimit midis popujve tanë”.

 

Për lajmin ka reaguar edhe opozita greke, e cila vlerëson vendimin e Ilir Metës për Janullatosin.

Partia Demokracia e Re, përmes shefit të departamentit  të jashtëm, Jorgos Kumutsakos ka thënë:

“Dhënia e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas përbën një njohje pozitive dhe minimale që shteti shqiptar i detyrohej një personaliteti unikal dhe me rrezatim ndërkombëtar të ortodoksisë.

Fjala dhe vepra e tij kanë ndihmuar në mënyrë decizive në rimëkëmbjen e vendit fqinj”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenali bën ofertën multimilionëshe për Benatia, Juventusi merr vendimin zyrtar
Previous article Performancat e mira shpërblehen, Strakosha pjesë e ekipit më të mirë të Serisë A

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT