• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËMBIMET QË PËRFUNDUAN NË VRASJE/ Jak Prenga nuk është i vetmi, rastet (FOTO)
Home
Ekskluzive

RRËMBIMET QË PËRFUNDUAN NË VRASJE/ Jak Prenga nuk është i vetmi, rastet (FOTO)

28 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë e ndodhur disa ditë më parë me detaje të reja që dolen ne dritë sot.

Bëhet fjalë për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz. Vëllai i Prengës dyshohet të jetë person me të kaluar kriminale përfshirë në trafikun e drogës në Angli, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm. Vëllai i tij nuk ka dorëzuar një sasi droge prej rreth 60 kg kokainë çka u bë  shkak për marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga në formë kërcënimi për dorëzimin e mallit.

Sipas policisë, pasi është dhunuar dhe rrëmbyer, autorët e kanë marrë me makinë për ta çuar në resortin “Golden”, në Shijak, por që Prenga ka humbur jetën rrugës. Për krimin e rëndë janë arrestuar katër persona Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.

Policia ka sekuestruar gjatë aksionit kamerat e sigurisë, prej ku ka parë se nga automjeti me ngjyrë të bardhë tip “Benz”, me të cilin është kryer pengmarrja, ka dalë një trup i pajetë.

Pak minuta më vonë, mjeti është larguar nga kompleksi luksoz “Golden”, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, “kapos” së drogës, dhe kur është kthyer nuk ka qenë pengu, por vetëm autorët e krimit. Kjo ka ngritur dyshime të forta nga policia se Jak Prenga të ketë vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij të pajetë.

Por nuk mbaron këtu. Rasti i Jak Prengës nuk është i vetmi rrëmbim që ka perfunduar në tragjedi.

ALPEnews.al ju risjell disa prej rasteve si mëposhtë:

I riu që u mor peng dhe u vra në Durrës, lëvizte me makinë të blinduar

Gazmend Çollaku, i dënuar njëherë për plagosje, banues në Durrës u rrëmbye sapo po dilte nga një lokal për të shkuar në makinën e tij.Rrëmbimi u krye në vendin e njohur si dy Kullat në Vollga, pranë shëtitores “Taulantia”.

Kohët e fundit mësohet se Çollaku lëvizte me automjet të blinduar.Ende nuk dihet motivi i pengmarrjes, por policia e lidh me të shkuarën kriminale të 33- vjeçarit.

E rrëmbyen, e vranë dhe më pas e hedhin në rrugë

Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Tepelenë ku dy vëllezër kanë rënë pre e një atentati.

Autorët e krimit pasi kanë plagosur Artan Breshon. Viktima e atentatit, Artur Bresha është marrë më tutje me forcë në makinën e atentatorëve për motive hakmarrje.  Trupi i tij i pajetë është lënë në afërsi të vendit ku 47 vjeçari punonte si roje i një kompanie inertesh.

E rrëmbyen dhe qëllojnë me armë, hedhin në lumë 25-vjeçarin

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi kanë vrarë me pistoletë bashkëkombasin e tyre 25-vjeçar.

Të arrestuarit janë identifikuar si Lefter Disha, 46 vjeç dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, ndërsa 25-vjeçari i plagosur ka inicialet D.E. Ata akuzuan të riun për vjedhje të kokainës së tyre, gjë që 25-vjeçari e ka mohuar.Por mohimi i tij nuk i bindi shqiptarët të cilët morën të riun me vete me një makinë tip “Jaguar”, duke e çuar në një shtëpi private duke vazhduar me “pyetsorin”.

Këtu, 25-vjeçari është torturuar nga bashkëkombasit e tij duke u qëlluar edhe me armë zjarri.

U rrëmbye dhe gejndet i vrarë në pyll i riu

Shkëlqim Nozli, 22 vjec, ishte larguar nga shtëpia dhe familja e tij nuk dinte asgjë për fatin e tij, derisa rastësisht trupi u gjet i hedhur në shkurre në kilometrin e 22-të në Krrabë.

I riu kishte pak kohë që ishte ndarë nga e fejuara, por burimet nuk saktësojnë nëse viktima ka patur në vijim konflikte me familjen e vajzës.Burimet jozyrtare të grupit hetimor pohuan se ka dyshime që 22 vjecari të jetë rrëmbyer, të jetë vrarë me armë zjarri diku tjetër e mandej të jetë hedhur në një nga zonat me shkurre të malit të Krrabës, ku dhe u gjet nga banorë të zonës.Sipas policisë, ai ishte përfshirë në një konflikt për cështje tokash në Kashar.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E KOBE BRYANT/ Dalin detaje të reja: Piloti kishte kërkuar ndihmën e...
Previous article "KUSH ËSHTË KUNDËR SHENGENIT SE KUPTON INTEGRIMIN"/ Balla: Vetëpërjashtimi nga nisma rajonale nuk e ndihmon Kosovën

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë Aktualitet

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT