• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KE TË JAPË DRITËN JESHILE NË FUND TË MARSIT”/ Balla në Bruksel: PE nuk tërhiqet, kërkon fillim e menjëhershëm të negociatave
Home
Politikë

“KE TË JAPË DRITËN JESHILE NË FUND TË MARSIT”/ Balla në Bruksel: PE nuk tërhiqet, kërkon fillim e menjëhershëm të negociatave

28 January, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka filluar një tur takimesh në Bruksel me anëtarë të Parlamentit Europian.Ai bën me dije se PE nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Balla thotë se në fund të marsit KiE duhet të hapë negociatat për dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Balla sot ka takuar Raporteren për Shqipërinë Isabel Santos dhe bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.

STATUSI I TAULANT BALLËS

Filluam sot një ditë intensive në Parlamentin Europian ku takimi i parë ishte me Raporteren për Shqipërinë Isabel Santos. Gjithashtu më pas u takova edhe me bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.

Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli Europian në fund të muajit Mars duhet të hapë dritën jeshile për të dy vendet.foto galeri foto galeri

Për të rikonfirmuar këtë qëndrim të legjislativit europian, Presidenti i Parlamentit David Sassoli ka ftuar sot pasdite në Bruksel drejtuesit kryesorë të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor sëbashku me drejtues të vetë Parlamentit Europian, në një Takim të Nivelit të Lartë “Ballkani Perëndimor – Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”.

Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për seicilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit.

Por pozicioni i vendeve anëtare divergjon mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Miratimi dhe shpallja më 5 Shkurt i Metodologjisë së re për Zgjerimin, është një mundësi e mirë për të shuar divergjencat mes vendeve

foto galeri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA TË LË IMAZHIN E NJË SPORTISTI TË MIRË"/ Courtois zbulon dy ëndrrat e mëdha, me Real Madridin dhe Belgjikën
Previous article XHAÇKA TAKON YURI KIM/ Fat për ne që SHBA-të përfaqësohen në Shqipëri me një zonjë si Ambasadorja

k.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin

ZJARRET NË VEND/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive. Ja si paraqitet situata Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive. Ja si paraqitet situata

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT