Në kuadër të shtimit të masave për parandalim e rrezikut të përhapjes së virusit vdekjeprurës ‘koronavirus’, autoritetet e portit të Durrësit tre ditë më parë (të shtunën) kanë ndaluar dy shtetas kinezë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy kinezët kanë qenë në tragetin e linjave me Italianë dhe pas ndalimit u janë nënshtruar testeve dhe vizitave të hollësishme sipas protokollit përkatës dhe kanë rezultuar të pastër.
Pas rezultateve se ata nuk ishin të prekur nga asnjë virus, janë lënë të lirë të vazhdojnë udhëtimin. Kinezët ishin turistë dhe kishin 3 muaj që udhëtonin nëpër Evropë.