• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS CONTES DHE MERKELIT/ Rama:  Takohem në Bruksel me Ursula von der Leyen dhe Jens Stoltenberg
Home
Politikë

PAS CONTES DHE MERKELIT/ Rama: Takohem në Bruksel me Ursula von der Leyen dhe Jens Stoltenberg

28 January, 2020 k.autor Politikë

Kryeministri Rama vijon takimet e tij me zyrtarë të lartë të BE dhe ndërkombëtarë në prag të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt të organizuar në Bruksel.

Dhe pikërisht pas ndalesës në Berlin ai bën me dije se po udhëton drejt Brukselit për të takuar organizatoren e Konferencës së Donatorëve, Presidenten e KE Ursula von der Leyen si dhe Presidentin e NATO-s Jens Stoltenberg. Po ashtu kryeministri thotë se ka takim dhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Të gjitha këto takime Rama po i zhvillon për të siguruar përkrahjen e liderëve të vendeve të BE apo institucioneve të larta të saj apo ndërkombëtare në mënyrë që në Konferencën e Donatorëve të mbajtur nga KE të përfitohen sa më shumë donacione të cilat do të shkojnë për Shqipërinë në kuadër të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shifra e dëmeve është 1 miliard euro dhe Rama e ka bërë të qartë se donacionet nga BE nuk do të mjaftojnë për të përmbushur të gjitha nevojat.

”Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”- shkruan Rama.

Ramq
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË 84-VJETORIN E LINDJES SË ISMAIL KADARE/ Akademia e Shkencave ripropozon shkrimtarin për çmimin "Nobel"
Previous article VDES JAK PRENGA QË U MOR PENG NË KAMËZ/ Policia: Pas rrëmbimit, do e çonin në resort! Çfarë i gjetëm bandës

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT