• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY MUAJ PAS TËRMETIT/ Dy operacionet që arrestuan 38 persona në Tiranë e në Durrës, vetëm 12 vetë në burg
Home
Breaking News

DY MUAJ PAS TËRMETIT/ Dy operacionet që arrestuan 38 persona në Tiranë e në Durrës, vetëm 12 vetë në burg

28 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Dy muaj nga tërmeti 6.4 ballë i rënë në 26 nëntor 2019 në Durrës, momentalisht në qeli ka vetëm 12 vetë të arrestuar dhe 9 persona në kërkim. Hetimet që nisën me shumë vrull nga katër prokuroritë e rretheve Durrës, Tiranë, Krujë dhe Lezhë, gjatë këtyre dy muajve kanë konkretizuar, vetëm dy operacione policore, ku në total janë arrestuar 38 persona. Ndërsa në burg vijojnë të qëndrojë 5 persona në Durrës të akuzuar për “Vrasje me dashje të kryer në mënyrë indirekte” dhe 7 persona në Tiranë të akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Vetëm gjatë operacionit të parë në Durrës u arrestuan 8 persona, ku aktualisht Albrend Qetka, Nevjana Isufi, Ahmet Doda janë liruar. Nga ana tjetër në Lezhë dhe në Krujë, e cila ka dhe dëmet më të mëdha në njerëz dhe dëme materiale, ende nuk është konkretizuar një operacion arrestimesh të individëve që dyshohet të kenë abuzuar më ndërtimet në këto zona. Momentalisht në burg për shkak të dëmtimeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2017 në Tiranë, po mbahen të izoluar Hodo Gjoni, Artur Skela, Fejzi Dyrmishi, Naim Shehi dhe Gëzim Shkalla. Mes personave të arrestuar dhe që vijojnë të jenë në qeli, janë dhe dy ish-drejtues komune Kashar dhe Farkë, Besnik Fuçia e Fatbardh Plaku.

Ndërsa gjykata e Tiranës ka liruar pjesën më të madhe të biznesmenëve dhe arkitektëve si dhe një ish-kryetar komune në Farkë, me emrin Faik Fejzo, duke caktuar për ta masën e “arrestit në shtëpi”. Ndërkohë prej dy muaj ende pa konkretizim të hetimeve në arrestime është prokuroria dhe policia e Krujës, zonë kjo në të cilën pati bilanc më të madh në viktima, plot 26 njerëz të vdekur, ku pjesa dërmuese ishte në njësinë administrative Thumanë. Shumë shpejt, në muajin shkurt 2020 prokuroria e Durrësit, që ka në objeksion të hetimeve dhe shumë ndërtesa të dëmtuara rëndë nga tërmeti, pritet të finalizojë një operacion të dytë, për arrestimin e zyrtarëve të bashkisë Durrës dhe përgjegjësve të tjerë, që kanë abuzuar me detyrën në miratimin e lejeve të ndërtimit dhe zbatimit të planimetrive urbanistike në terren.

Të arrestuar në Durrës

Ruzhdi Xheka

Klajdi Lame

Albrent Qetka i liruar

Defrim Selami

Nevjana Isufi e liruar

Avdulla Osmani

Kujtim Hasa

Ahmet Doda i liruar

Në kërkim në Durrës

1.Arben Qato pronar i Vila Palma

2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV

6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet

7. Artur Terziu, pronari i “Bar Barons”

8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë

Në Burg në Tiranë

1-Hodo Gjoni arrest burg

2- Artur Skela- Arrest me burg

3- Fejzi Dyrmishi – Arrest me burg

4- Besnik Fucia, ish-krye komunari i Kasharit- Arrest me burg

5 -Naim Shehi- Arrest me burg

6- Gezim Shkalla – Arrest me burg

7- Fatbardh Plaku, ish-krye komunari i Farkes- Arrest me burg

Detyrim paraqitje në Tiranë

1-Anila Harxhi- Detyrim paraqitje

2-Reis Muca- Detyrim paraqitje

3-Merita Kushe- Detyrim paraqitje

4-Hekri Disha- Detyrim paraqitje

5-Bukurie Halili- Detyrim paraqitje

6-Adhurim Qehajaj- Detyrim paraqitje

7-Stela Maze- Detyrim paraqitje

8-Zhaneta Tagani-Detyrim paraqitje

9-Shpëtim Kërçiku- Detyrim paraqitje

10-Jan Ikonomi- Detyrim paraqitje

11-Ermir Cina- Detyrim paraqitje

“Arrest shtepie” në Tiranë

1-Faik Fejza- Arrest shtëpie

2-Ndoc Pepkolaj- Arrest shtëpie

3-Mehmet Felahi- Arrest shtëpie

4-Agim Eski- Arrest shtëpie

5- Pëllumb Korfuzi- Arrest shtëpie

6- Qiriako Gjergo- Arrest shtëpie

7- Asqeri Xhanari- Arrest shtëpie

8- Vjollca Hoxholli- Arrest shtëpie

9- Ali Dyrmishi- Arrest shtëpie- Aktualisht në spital me probleme shëndetësore

10- Shefqet Doda-Arrest shtëpie

11- Gerti Qalliku- Arrest shtëpie

12- Luan Beta-Arrest shtëpie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISIN BISEDIMET MES PALËVE/ Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm, ja emrat
Previous article VRANËSIRA DHE FTOHTË/ Si do të jetë moti përgjatë ditës së sotme

Delo.autor

Postime të ngjashme

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj Aktualitet

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione Aktualitet

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit Aktualitet

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT