• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KRIJOHET AGJENCIA E SHPRONËSIMIT/ Artan Shkreli: Do të ngrihet grup i specializuar për gjyqet me pronat
Home
Ekonomi

KRIJOHET AGJENCIA E SHPRONËSIMIT/ Artan Shkreli: Do të ngrihet grup i specializuar për gjyqet me pronat

27 January, 2020 k.autor Ekonomi

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar në parim, Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private për interes publik” të ndryshuar”, që ka për synim ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve. Ngritja e kësaj agjencie sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës Artan Shkreli do të eliminojë problemin e mbartur të shpronësimeve.

“Kjo agjenci shtetërore ndërvepron me kadastrën për lehtësimin e procedurave të shpronësimeve. Do të ulet numri i çështjeve në gjykatë, pasi do të ngrihet një grup i specializuar për këto çështje. Agjencia do të merret me uljen e borxhit dhe do ta zeroje atë. Kemi plot shpronësime të reja që kanë prioritet ndërkohë që harrojmë të vjetrat. Miratojeni pasi jemi përpara një situate thuajse emergjente për shpronësimet duke qenë  se janë edhe zonat e prekura nga tërmeti”, u shpreh zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli.

Shkreli tha në komision se vonesat me shpronësimet përveç se kanë penguar shumë projekte, në të shumtën e rasteve kanë përfunduar në Gjykatë, ku shteti ka humbur në 90% të rasteve.

“Nëse një shpronësim nga Ministria jonë bëhet në vlerën e 2 lekëve dhe tregu e ka 4 lekë, atëherë kur shkon në Gjykatë, individi merr dhe 5 apo 6 lekë. Shteti për fat të keq deri më tani ka humbur 90% të rasteve dhe ka pasur goditje në buxhet”, deklaroi Shkreli.

Mirëpo ngritja e këtij institucioni nuk do t’i japë zgjidhje problemit të çmimit zyrtarë që njeh shteti për pronat, çka shumë shpesh ka krijuar edhe pakënaqësi tek qytetarët. Për deputetin e PS, Dritan Bici nëse nuk shikohen çmimet e shpronësimit përsëri ngërçi nuk do të zgjidhet.

“Shpronësimet e bëra për ndërtimin e hidrocentralit të Banjës kishin një vlerë për metër katror 1.100 lekë të vjetra. Çfarë parashikon ligji për këtë problem”, pyet Dritan Bici?

“Nuk do të ndryshojë me krijimin e Agjencisë vlera e çmimit të shpronësimit. Ajo bëhet sipas akteve në fuqi dhe, kur flasim për token, ajo bëhet nëpërmjet një VKM-je dhe çmimit referencë të tokës, që është e njëjta që përdor Agjencia e Pronave”, tha drejtori Juridik në MIE, Enea Karakaçi.

“Sa u përket çështjeve kur individë kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, ky projektligj nuk e prek praktikën e tanishme”, tha edhe zv/ministri Shkreli.

“Rezistenca do të jetë përsëri e njëjtë”, u shpreh Dritan Bitri.

Agjencia e Shpronësimeve do të ketë buxhet të saj dhe do të jetë në varësinë e Infrastrukturës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEKU SHESHIT/ Ermali surprizon Arianën me makinën super luksoze
Previous article VIDEOMESAZHI/ Rama merr bekimin e Merkelit kundër KÇK-së: Ligji special shumë shpejt do të futet në fuqi

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT