• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Numri i viktimave në Kinë arrin në 81, pothuajse tre mijë të infektuar
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Numri i viktimave në Kinë arrin në 81, pothuajse tre mijë të infektuar

27 January, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirusi vazhdon të vrasë. Të paktën 81 viktima janë regjistruar në Kinë, 76 prej tyre në provincën e Hubei, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2744, nga të cilët mbi 1400 vetëm në zonën Wuhan.

Më i shpejt se Sars-i për t’u përhapur, edhe pse më pak i fuqishëm “.

Ministri kinez i shëndetësisë Ma Xiaowei dhe zyrtarë nga Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive nuk ia fshehin botēs që 2019-nCov, koronavirusi i ri me epiqendër në Wuhan dhe që ka ‘ardhur’ për të infektuar  gjithë botën, është shumë më ngjitës sesa u mendua në fillim.
“Ne nuk kemi identifikuar akoma burimin e infeksionit dhe nuk jemi të qartë për rrezikun e mutacioneve dhe si përhapet sëmundja,”- tha Ministri Ma.
Fenomeni më shqetësues është se virusi ka një periudhë inkubacioni që mund të zgjasin deri në 14 ditë, dhe “mund të transmetohet midis njerëzve që nuk kanë shfaqur ende ndonjë simptomë”.

2019-nCoV tashmë ka shkaktuar 56 viktima në vendin aziatik dhe 1985 të infektuar, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa flitet se numri i të prekurve nga koronavirusi është 90 mijë.
Kryetari i komunës Wuhan pranon një fakt që është i pabesueshëm: 5 milion njerëz janë larguar nga qyteti përpara se të merreshin masat e sigurisë, si psh kontrollet në aeroporte. Besohet se dhjetra mijëra prej tyre kanë qenë të infektuar të mundshëm.

Për më tepër, mikroorganizmi është i vështirë për tu ndjekur, sepse përhapet para se pacientët të kenë vërejtur se e kanë kontraktuar atë.

Dje, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) regjistroi një rast të ri, atë të një qytetari vietnamez i cili ishte infektuar duke mos qenë asnjë ditë në Kinë.

Shkencëtarët e lexojnë këtë lajm si një faktor tregues i rrezikshmërisë dhe shpejtësisë së përhapjes së virusit.

Megalopolis Wuhan, me 11 milion banorë, një fabrikë 2019-nCoV, është i izoluar plotësisht.

Evakuimi i të huajve 

Ndërkohë shumë shtete po organizojnë evakuimin e qytetarëve të tyre. Përveç Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Francës dhe Rusisë, edhe Italia po shqyrton gjithashtu se si të largojë qytetarët e saj të bllokuar  në Wuhan.

Që nga dita e djeshme, 45 njerëz u infektuan jashtë Kinës, përfshirë Hong Kongun, Macau, Tajlandën, Australinë, Malajzinë, Singaporin, Francën, Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin, SHBA, Nepal dhe Vietnamin. Alarmi gjithashtu është rikthyer në Vjenë dhe Itali.

Coronavirus, nuk është klasifikuar ende serioz si SARS-i, i cili midis viteve 2002 dhe 2003  vrau 774 njerēz, por po gjeneron psikozë dramatike në kontinentin aziatik.

Dy spitale janë në ndërtim e sipër në Wuhan, ku ka në punë 24 klinika dhe 1600 mjekë vullnetarë kanë mbërritut nga Pekini për të ndihmuar kolegët.

Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, kinezët po përdorin medikamentet e trajtimit të HIV për tu përballur me pneumoninë e shkaktuar nga 2019-nCoV.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBRET NGA FRONI TAYLOR SWIFT/ Billie Eilish, fituesja e madhe e çmimeve "Grammy"
Previous article VDEKJA E KOBE BRYANT/ Thellohet tragjedia e rrëzimit të helikopterit, autoritetet konfirmojnë 9 persona

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT