Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mengjesin e kësaj të diele teksa një sasi tritoli i është vendosur makinës së një punonjëse policie në zonën e ish Kënetës në Durrës. Lënda plasëse është hedhur nga muri i jashtëm rrethues i oborrit. Makina tip ”Audi” ishte në pronësi të shtetases Oriola Buraku punonjëse policie.(Personi që shihni në foton e meposhtme)
Paraprakisht mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.Ende nuk dihet nëse punonjësja e policisë ka pasur konflikte familjare apo për shkak të detyrës që ushtronte.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ka edhe raste të tjera kur makinave të efektivëve të policisë iu është vendosur një sasi eksploziv, por që fatmirësisht nuk ka patur jetë njerëzish por vetëm dëme materiale.
ALPEnews.al risjell disa prej tyre.
Ajo që vihet re është se ne asnjë rast nuk ka qenë atentat i mirëfilltë, duke qene se “shenjestra” e autorëve nuk është ndodhur asnjehere brenda makinës, duke e bërë që e gjithe ngjarja të quhet vetëm formë kërcënimi.t
Shkodër, hidhet në erë makina e policit
Një sasi tritoli u vendos në makinën e një polici në Shkodër. Sasia e eksplozivit shpërtheu në makinën e efektivit Agim Bushgjoka.Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit në momentin e shpërthimit. Agim Bushgjoka është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.
Eksploziv makinës së inspektorit të policisë
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer duke dëmtuar një automjet në pronësi të efektivit të Policisë kriminale, Pavlo Vuksani. Shpërthimi ka ndodhur pranë një automjeti tip fuoristradë “Hyndai” me targa italiane CJ 771 EM, i cili ishte parkuar në rrugën përpara shtëpisë së Vuksanit në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës.Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjet.
Hidhet në erë me shpërthim të telekomanduar makina e policit në Tiranë
Një makine i është vendosur eksploziv në Yzberisht. Pronari i makinës ishte efektivi i policisë Julian Çikaj. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës në momentin që eksplozivi i telekomanduar ka shpërthyer në pjesën e pasme të mjetit. Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale të makinës dhe të banesës, pasi janë thyer xhamat e dritareve.
Shpërthen eksplozivi në makinën e policit.
Një efektivi të Komisariatit nr.3 të Tiranës i vendoset eksploziv në makinë. Ngjarja ndodhi në zonën e Bathores në kryeqytet, ku banon familja e policit, Dilaver Shtrezi, 53 vjeç.Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij në momentin që ka ndodhur shpërthimi, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Ndërsa makina është dëmtuar plotësisht si pasojë e shpërthimit të tritolit.
ALPEnews.al







