• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“THEU DRYNIN E DYERVE ME DUART E TIJ DHE…”! “La Stampa e Torinos”: Hyrja triumfuese e Esat Pashës në Durrës (FOTO)
Home
Dossier

“THEU DRYNIN E DYERVE ME DUART E TIJ DHE…”! “La Stampa e Torinos”: Hyrja triumfuese e Esat Pashës në Durrës (FOTO)

26 January, 2020 Delo.autor Dossier

“L’Ouest-Eclair” ka botuar, të dielën e 11 tetorit 1914, në faqen n°4, shkrimin e “La Stampa-s” së Torinos në lidhje me hyrjen triumfale të Esat Pashë Toptanit në Durrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:foto galeri

Esat Pasha në Durrës

Romë, 10 tetor.

Një rrëfim i hollësishëm i hyrjes triumfale të Esat Pashës në Durrës sapo është dërguar në “La Stampa-n” e Torinos, nga korrespodenti i kësaj gazete në Durrës.

Dy orë para skadimit të ultimatumit të tij, Esat Pasha dërgoi një çetë prej dhjetë mijë ushtarësh të armatosur për të pushtuar pikat strategjike të qytetit. Senati shqiptar menjëherë i dërgoi një grup deputetësh duke i njoftuar zgjedhjen e tij si president i qeverisë së përkohshme dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë; gjithashtu, po ky grup e siguroi atë për besimin e pakufizuar të kombit shqiptar.

Në mbrëmje, Esat Pasha përshkoi portat e qytetit dhe, në mes të brohoritjeve të të gjithëve, mori rrugën e tij drejt “Kouates” ku anëtarët e trupit diplomatik ishin duke pritur ta përshëndetnin.

Ai i tha Baronit Aliotti, konsullit italian: “Asnjëherë deri në ditën e vdekjes sime nuk do ta harroj se një oficer italian më shpëtoi nga vrasja, se anijet italiane më mbrojtën dhe se toka juaj e bukur italiane më ngushëlloi gjatë mërgimit tim.”

Pastaj, duke iu drejtuar konsullit austriak, Herr Krall, ai tha : “Zotëri, ngushëllimet e mia më të sinqerta në lidhje me luftën e tanishme. Unë vij nga kampi ushtarak serb në Nish, ku pashë atje njëzet mijë të burgosur austriakë. Jam i mërzitur që nuk gjej këtu paraardhësin tuaj, Baronin Lœwenthal, kam një llogari të vogël për të zgjidhur me të.”

Më në fund, ndërsa njerëzit ende brohorisnin natën, Esat Pasha hyri në pallatin mbretëror, theu drynin e dyerve me duart e tij dhe u vendos i qetë në dhomën e Princ Vidit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOSZBATIMI I MSA-SË/ Zgjatje e rrugës së Kosovës drejt BE-së
Previous article INTER-CAGLIARI/ Debuton një nga afrimet e merkatos, ja formacioni i mundshëm i Contes

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT