• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Mjekët-heronj në Kinë mes plagëve, krizës nervore dhe frikës: Jemi të rraskapitur
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Mjekët-heronj në Kinë mes plagëve, krizës nervore dhe frikës: Jemi të rraskapitur

26 January, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ndoshta nuk janë të gjithë heronj, por të guximshëm po! Kush do donte të hynte në një spital në Wuhan sot, aty ku në çdo cep të saj ekziston frika se mund të marrësh virusin që po “gllabëron” jetë  njerëzish. Mjekët, infermierët, stafi përgjegjës për analizat, pastruesit, kuzhinierët janë çdo ditë aty, duke punuar me orë shtesë, mes plagëve,  krizës nervore dhe frikës se kur të shkojnë në shtëpi mund të infektojnë familjarët e tyre. Corriere della Sera sjell dëshmi nga repartet e qytetit me 11 milion banorë, qytetit i cili po behet “shesh me tokën” për shkak të koronavirusit. Disa përcjellin propagandën, të tjerët janë të stresuar, por frika mund të vihet re në secilin prej tyre.

Wang Junit, është një infermiere nga Jinyintan, aty ku u shfaqën rastet e para që tregon një ditë krejtësisht të pazakontë pune.”Ka kolegë me plagë në lëkurën e fytyrës për shkak se maska duhet shtrënguar shumë fortë dhe i mbajnë me orë të zgjatura”, tregon ajo. “Pasi të mbarojë dita, ne “zhvishemi” nga shtresat mbrojtëse. Së pari lajmë dorezat, pastaj heqim kostumin dhe më pas i dezifektojmë”, përfundon Jinyintan. Edhe pse ata janë heronj, virusi i ka “shndërruar” njerëzit në të pandjeshëm, egoist. Për shumë mjekë, nga frika se mund të infektojnë familjet e tyre zgjedhin që në fund të një dite sfilitëse të mos shkojnë të pushojnë të qetë në shtëpitë e tyre, por në hotele. Megjithatë, aty ato hasen me refuzimin e pronarëve, të cilët nga frika, nuk pranojnë që t’u japin as edhe një shtrat.

Koronavirusi është treguar i pamëshirshëm. Një mjek në Wuhan vdiq nga pneumonia e repartit. Ai ishte Dr. Liang Wudong, 62-vjeç dhe ishte në rresht të parë të luftës kundër virusit. Ende nuk është e qartë nëse ai ka qenë pjesë e ekipit të 15 mjekëve që u infektuan gjatë operimit të një pacienti…ai u nda nga jeta si një hero, në krye të detyrës. Një tjetër mjekt është Jiang Jijun, 51 vjeç, i cili u specializua në sëmundjet. AI pësoi një atak në zemër rrugës për në spital. “Ishte i rraskapitur”, thanë kolegët e tij.

Pekini, po mobilizohet për të shpëtuar nga ky virus…Agjensia e lajmeve “Xinhuaai” lëshoi ​​një foto të mjekëve të Wuhan, të rreshtuar të veshur me bluzat e bardha, maskë mbrojtëse dhe flamur të kuq me fjalën “Assault Squad” anti-virus. Propaganda në këto ditë është e “nevojshme” dhe heronjtë janë të domosdoshëm në këtë betejë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË FRYMËZIM PËR TURIZMIN"/ Faqja britanike: Shqipëria destinacioni i qetë për të kaluar pushimet (FOTO)
Previous article VRASJE NË ITALI/ Ekzekutohet shqiptari në Romë, qëllohet me plumba në kokë dhe gjoks

Delo.autor

Postime të ngjashme

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë Botë

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse Botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT