• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Hong Kongu shpall Emergjencë Kombëtare, virusi “vjen” me trenat e shpejtësisë së lartë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Hong Kongu shpall Emergjencë Kombëtare, virusi “vjen” me trenat e shpejtësisë së lartë

25 January, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa autoritetet shëndetësore të Hubei në Kinë kanë raportuar për 17 vdekje të tjera nga koronavirusi në nivelin krahinor, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 41 kurse numri i të infektuarve ka shkuar në pothuajse 1.300, alarmi I kuq është ngritur në Europë.

Tre raste janë konfirmuar në Francë, të parat të identifikuara zyrtarisht në kontinentin e vjetër.

Njoftimi është bërë nga ministrja franceze e shëndetësisë Agnes Buzyne duke shtuar gjithashtu se “Me siguri do të ketë të tjerë”. Vetëm një ditë më parë ministrja pati deklaruar se Franca ishte e pa infektuar.

Një rast është regjistruar në Bordo, në jug-perëndim të vendit, kurse dy të tjerë në Paris. Dy nga të prekurit nga koronavirusi kishin pak ditë që ishin kthyer nga një udhëtim në Kinë.

Një vaksinë e mundshme e koronavirusit e porsamenduar mund të testohet te njerëzit në kohë rekord, më pak se tre muaj, në krahasim me 20 muaj të vaksinës eksperimentale Sars.

Nga Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA thonë se një vaksinë e mundshme e koronavirusit mund të jetë gati për tu testuar te njerëzit në kohë rekord, më shpejt se tre muaj, më shpejt se vaksina e prodhuar për të luftuar SARS.

Imunologu Europian Pasi Penttinen i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve thotë se “Nëse keni simptoma serioze të frymëmarrjes, kollë, ethe, gulçim dhe keni qenë në qytetin e Ëuhan në 14 ditët e fundit ose keni pasur kontakte me dikë që është infektuar, ju mund të jeni i infektuar me virusin kinez.

Ndërsa në Itali flitet për një rast të dytë dyshuar në Parma, pas atij që rezultoi pozitiv në Bari, kryeqytetet e Europës janë në gadishmëri kurse në Britani 14 rastet e dyshuara po hetohen.

Hong Kongu ka shpallur epideminë e koronavirusit “një emergjencë kombëtare”,  niveli më i lartë i alarmit të qytetit, ndërsa autoritetet kanë rritur masat në përpjekje për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së infeksioneve.

“Sot unë deklaroj se ngre nivelin e reagimit emergjent,” – u tha gazetarëve guvernatorja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, e cila shtoi se ajo personalisht do të kryesojë një komitet ndër-sektorial për një reagim më të shpejtë ndaj përhapjes së virusit.

Nga pesë personat e prekur nga koronavirusi deri më tani në Hong Kong, katër kishin ardhur nga Kina në trenat e shpejtësisë së lartë.

Kjo ka bërë që autoritetet shëndetësore dhe politikanët të kufizojnë dhe madje bllokojnë ardhjet nga Kina.

Shkollat dhe universitetet, të cilat janë mbyllur aktualisht për Vitin e Ri Lunar, do të rihapen më 17 shkurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME DUART TEK BELI I MODELES/ Kush është mashkulli në krahun e Kejvina Kthellës
Previous article AKUZOHET PËR "DHUNË NË FAMILJE"/ Kërcënoi me vrasje bashkëshorten, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Delo.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT