20 të vdekur dhe 1015 persona të plagosur. Ky është bilanci i deritanishëm nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë pjesën Lindore të Turqisë. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.
Allahım sen koru,
Sevdiklerim orada#elazıgdeprem pic.twitter.com/SqCGQFSsDJ— tuzluçilek (@ftmkarakulak) January 24, 2020
Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ dje në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.
Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.
#elazıgdeprem allah rahmet eylesin 🙏😔 pic.twitter.com/TCGiVq6P0y
— Yusufdervişoglu (@Yusufdervioglu1) January 24, 2020
Fill pas ngjarjes, në Twitter u shpërndanë video të ndryshme ku tregonin pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë ende të afërmit e tyre, ndërsa vijojnë operacionet e evakuimit. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero. Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum dhe Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u zhvendosën në rajon për shkak të tërmetit. Ndërkohë, operatorët e telefonave celularë Turkcell, Vodafone dhe Türk Telekom njoftuan se lejuan internet dhe telefonata falas për qytetarët që jetojnë në rajon e prekur nga tërmeti.


