• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Shkon në 41 bilanci i viktimave, rreth 1 mijë e 27 persona janë konfirmuar si bartës të virusit në Kinë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Shkon në 41 bilanci i viktimave, rreth 1 mijë e 27 persona janë konfirmuar si bartës të virusit në Kinë

25 January, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shkon në 41 bilanci i viktimave për shkak të koronavirusit në Kinë. Pesëmbëdhjetë persona të tjerë kanë humbur jetën në provincën Hubei, sipas autoritetit shëndetësor krahinor.

Autoritetet në Kinë kanë vendosur kufizime të papërcaktuara të udhëtimit për dhjetëra miliona njerëz në 11 qytete në një përpjekje të mëdha për të bllokuar përhapjen e virusit.

I zbuluar për herë të parë në qytetin e Wuhan në dhjetor, virusi është përhapur në çdo provincë në Kinë, përveç rajoneve të largëta autonome të Qinghai dhe Tibet, duke e çuar numrin e të infektuarve në më shumë se 900 në të gjithë botën.

180 raste të tjera të virusit u konfirmuan në Hubei, tha autoriteti shëndetësor krahinor. Kjo rrit numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të koronavirusit Wuhan në 1,072.

Pushimi javor i Vitit të Ri Kinez, i cili filloi të premten, ka rritur shqetësimet se përhapja e virusit mund të përshpejtohet më tepër, pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë nëpër të gjithë vendin për të vizituar miqtë dhe të afërmit e tyre.

Wuhan, qyteti më i madh dhe më i populluar në Kinë qendrore, ka ndaluar udhëtimet në zonat jashtë tij këtë të enjte, ndërsa transporti publik është pezulluar në 10 qytete fqinje. Masa të tjera dhe kufizime të shumta në tubimet publike janë zbatuar po ashtu në këtë rajon. Rreth 32 milion njerëz rrezikojnë të preken.

Postimet në mediat sociale tregojnë një atmosferë frike dhe ankthi ndërmjet personave që ndodhen në Wuhan, duke rritur dyshimet për paaftësi të e mundshme të autoriteteve për të trajtuar epideminë.

Persona tregojnë për familjarët e tyre të sëmurë të larguar nga spitalet për shkak të mungesës së shtretërve, ose reparteve të mbushura me pacientë me ethe dhe kontrollim të kufizuar ose karantinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 25 JANAR 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha
Previous article ME SHPEJTËSI SKËTERRË DERI NË 171 KM/H NË TIRANË-ELBASAN/ Policia ndëshkon shoferët: E konsiderojnë rrugën si pistë për të "fluturuar" (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT