• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LUFTA KUNDËR INFORMALITETIT/ Tatimet gjejnë 665 biznese me shkelje
Home
Ekonomi

LUFTA KUNDËR INFORMALITETIT/ Tatimet gjejnë 665 biznese me shkelje

24 January, 2020 Delo.autor Ekonomi

Strukturat e Monitorimit në Terren kanë nisur verifikimet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të Planit Operacional 2020, në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe verifikimin e deklarimeve që bëhen në sistemin tatimor.

Në njoftimin për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ky Plan përcaktohet sipas elementëve të identifikuar të riskut nga analiza e deklarimeve të tatimpaguesve në sistemin tatimor, si edhe ndjekjen e të gjitha rasteve të denoncimeve që vijnë nga qytetarët, të cilët konstatojnë shkelje të ligjit në marrjen e shërbimit.

Gjatë periudhës 2-22 Janar 2020, janë kryer 1 318 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 665 shkelje të legjislacionit tatimor.

Sipas Tatimeve, 39 subjekte janë konstatuar të paregjistruara, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.

Gjithashtu, 174 tatimpagues u penalizuan për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).

Në kuadër të këtij operacioni anti-informalitet, 71 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 56 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 15 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

17 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjen fiskale dhe 25 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune si dhe 146 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Administrata Taimore fton dhe nxit të gjithë tatimpaguesit të vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se monitorimi do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON PRAPASKENAT E DJALIT TË TIJ TEK MILAN/ Babai i Piatek: Nuk pranojmë të jetë rezervë
Previous article “MË SHAU NGA NËNA”/ Zbardhet dëshmia e të riut që ekzekutoi shokun në Astir: Ja ku u fsheha pas krimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT