• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Zëdhënësja e KE jep lajmin: Pritet të çelet drita jeshile për Tiranën dhe Shkupin
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Zëdhënësja e KE jep lajmin: Pritet të çelet drita jeshile për Tiranën dhe Shkupin

23 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Publikimi i një metodologjie të re të Komisionit Evropian, e cila ka për qëllim të ndryshojë mënyrën e negociatave të anëtarësimit për vendet aspirante është shtyrë për t’u publikuar në muajin shkurt. Komisioni është në proces të përfundimit të propozimit dhe ai do të paraqitet në javët e ardhshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero. Botimi u njoftua jo zyrtarisht për më 29 janar, por sidoqoftë, projekt-propozimi nuk është përfunduar ende, dhe data tjetër e mundshme është 5 shkurt. “Me metodologjinë e re, ne duam ta bëjmë procesin e zgjerimit më të besueshëm, që do të thotë se nëse njëra palë përmbush detyrimet e saj dhe pala tjetër duhet të bëjë pjesën e vet. Ne duam të kemi një proces që do të jetë i dobishëm për të gjitha palët – si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për institucionet e BE “, tha Ana Pisonero.

Komisioni Evropian këmbëngul që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut paralelisht me rregullat e reja. “Ju e dini që për ne është shumë e rëndësishme që paralelisht me dakordësimin e vendeve anëtare për metodologjinë e re të ndryshuar, ne i qëndrojmë rekomandimit tonë se negociatat e anëtarësimit duhen çelur edhe me Shqipërinë edhe me Maqedoninë e Veriut. E kemi thënë shumë qartë që këto dy vende iu janë përgjigjur kërkesave që iu ishin drejtuar dhe koha është pjekur tashmë që edhe pala e BE-së të mbajë premtimin e dhënë,” theksoi zëdhënësja e KE. Në mes të muajit shkurt Komisioni do të ndajë me vendet anëtare edhe një vlerësim mbi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të fundit, me synimin për të arritur drejt një vendimi të Këshillit për dy vendet gjatë samitit evropian të marsit në Bruksel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRALLË/ Pasi la shtatzënë vajzën 13-vjeçare, 10-vjeçari "çmend" mjekët dhe shkencëtarët
Previous article "A S'TË PENGON ACIDI KUR I BËN BUZËT ASHTU?"/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat "thumbojnë" VIP-at

F.autor

Postime të ngjashme

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT