• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SURPRIZA E MADHE/ Alfred Peza: Rikthehem në media…, por tashmë si botues
Home
OP-ED

SURPRIZA E MADHE/ Alfred Peza: Rikthehem në media…, por tashmë si botues

27 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, OP-ED

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, Alfred Peza ka folur për romanin e tij të ri “Sarah”, por edhe për rikthimin në media.

Lidhur me romanin, Peza ka thënë se ka qenë shumë impenjativ pasi periudha për të cilën flet është ndër më pak të ndriçuarat.

“Një ndër periudhat më të shtrembëruara, është pikërisht periudha e mbretërimit, pra periudha mes dy luftërave botërore. Bëhen të paktën dy-tre gabime në qasje, ku romanin tentojnë ta analizojnë si histori dhe kërkojnë të gjykojnë atë periudhë me informacionet dhe mentalitetin e kësaj kohe. Duhet të futesh në lëkurën e personazheve për ta kuptuar atë periudhë me dinamikën e asaj periudhe. Nuk është vetëm një histori dashurie, është një roman politik, një roman për emancipimin, për gratë e lira dhe burrat e vërtetë”, tha Alfred Peza.

Ai gjithashtu u shpreh se ky roman është një tentativë për të ç’mitizuar periudhën e mbretërisë dhe për të sjellë aspektet njerëzore të personave më me influencë të kohës.

“Jam përpjekur ta ç’mitizoj këtë pjesën mbretërore dhe hyjnore dhe ta shoh në përmasat njerëzore.”

Pyetjes së Enkel Demit lidhur me rikthimin në gazetari, Peza iu përgjigj se e ka tashmë një projekt, por jo më si gazetar por si botues.

“Kam një projekt, do të rikthehem në media jo si gazetar, por si botues. Kam një projekt të mediave elektronike, një ka filluar tashmë që është alpenews.al, kam një grup shumë të talentuar vajzash e djemsh. Në ndryshim nga ne që kishim vetëm pasionin e leximit, janë shumë të dhënë edhe pas botës dixhitale. Ky projekt ka tre elementë, ka word-press që e ka çdo media tjetër, ndërsa dy dimensionet e tjera janë që ka blogun e vet, ku janë të ftuar të japin opinionet e tyre të gjithë dhe dimensioni i tretë do të jetë televizioni në web”, u shpreh Peza./Tiranapost.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miranda një lider, Inter i ofron rinovim kontrate
Previous article Deputeti Boçi përsërit fjalët e gazetarit Artan Hoxha: Video do dalin në ditët në vazhdim

Redaktor2

Postime të ngjashme

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash Aktualitet

VILA E BALLUKUT NË EMËR TË IGLI TARE/ Corriere Della Sera: Ish-drejtori sportiv i Milan nën akuzë për pastrim parash

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT