• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ESAT PASHA NË (1914)/ Ja zgjidhja që propozoj për drejtimin e Shqipërisë (FOTO)
Home
Dossier

ESAT PASHA NË (1914)/ Ja zgjidhja që propozoj për drejtimin e Shqipërisë (FOTO)

23 January, 2020 Delo.autor Dossier

“Le Temps” ka botuar, të premten e 10 korrikut 1914, në faqen n°2, intervistën e saj me Esat Pashë Toptanin, të zhvilluar asokohe në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Esat Pasha, i cili ndodhet në Paris, u tregua mjaft i sjellshëm që të na priste dhe të na fliste për situatën në Shqipëri.

Ai është një burrë i ri, me tipare delikate dhe me sy në lëvizje; shtrëngimi i tij i dorës, i shkurtër dhe energjik, ngjan me atë të një ushtari. Goja e tij, qoshet e të cilës bien shpesh kur flet, është bindëse. Ai qesh me gëzim, një të qeshur të sinqertë.

“Unë nuk mund t’ju them asgjë në lidhje me gjendjen aktuale të Shqipërisë. – tha ai. Kanë kaluar dy muaj që jam larguar, dhe korrespodenca ime dhe e gruas sime përgjohen me aq kujdes sa unë jam më pak në dijeni se ju për atë që ndodh në Durrës.

Situata e Princ Vidit më duket se është më e keqe sesa kur u largova. E megjithatë gabimet e bëra që nga fillimi e kishin kompromentuar sovranin. Disa nga këto gabime i atribuohen. Kështu ai u dha përshtypjen myslimanëve shqiptarë se favorizonte padrejtësisht elementin katolik. Por, për të qenë i drejtë, duhet pranuar që mënyra se si ai u zgjodh nga Evropa ishte e gabuar.

Më lejoni t’ju them një anekdotë personale. Disa javë pasi mbërriti princi në Durrës, unë isha duke gjuajtur në male me uniformën e një gjenerali shqiptar. Një fshatar, me të cilin u takova, një nga ata malsorë për të cilët Evropa beson se është gjysëm barbar dhe zgjuarësia e të cilit përkundrazi shpesh më ka mahnitur, më pyeti pse kisha ndryshuar kostumin. “— Ishte Evropa, — i thashë atij, — e cila na dha këtë uniformë.” “— Evropa nuk po sillet mirë drejt popullit shqiptar, — vazhdoi ai; ajo duhej të ishte këshilluar me ne përpara se të zgjidhte princin tonë.” Unë i tregova atij se kisha shkuar për të kërkuar princin në krye të një delegacioni shqiptar. “— Po, Shkëlqesi, — tha ai, — por a na kërkuat mendimin tonë ?”

E pranoj se nuk dija çfarë t’i përgjigjesha. E megjithatë kundërshtimi që më bëri ky burrë trim unë vetë ia pata drejtuar përfaqësuesve të Evropës, kur ata më dërguan për të takuar princin. Më anashkaluan. Rezultati është që nga dita e parë, Princ Vidi iu shfaq Shqipërisë si një sovran i imponuar nga jashtë ;

Një njeri i shkathët dhe energjik megjithatë ia doli. Por Princ Vidi padyshim që nuk ishte lindur për të mbretëruar.

Zgjidhja? Unë e shoh atë në largimin e princit dhe në dorëzimin e qeverisë në duart e komisionit ndërkombëtar të kontrollit.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi Bibliothèque nationale de France

Ky komision mund të arrijë të vendosë rendin pa pasur nevojë të përdorë forcën. Ju nuk mund të besoni se sa qartë shqiptarët e të gjitha shtresave, fanatikët si dhe të tjerët, e kuptojnë rolin e dobishëm që Evropa mund të luajë në Shqipëri. Sado urrejtje të ketë, pas një lufte disa mujore, çarmatosja do të arrihej shpejt nëse komisioni ndërkombëtar do të merrte përsipër administrimin e vendit.

Natyrisht që kjo zgjidhje mund të jetë vetëm e përkohshme. Pas disa muajsh, do të ishte e nevojshme të formohej një qeveri përfundimtare dhe t’i vihej në krye një shef. Por këtu përsëri vështirësitë janë më pak të mëdha nga sa besohet përgjithësisht. Disa imagjinojnë se myslimanët shqiptarë nuk do ta pranojnë kurrë një princ të krishterë. Ky është një gabim absolut. Që princi i ardhshëm, kushdo që të jetë ai, të shpëtojë nga jopopullshmëria e Princ Vidit, do të mjaftonte që Evropa të mbledhë kokat e vendit dhe përfaqësuesit e rajoneve kryesore për të paraqitur për miratim emrin e sovranit të ri. Nëse dëshironi, një lloj kongresi kombëtar.

Sa për mua, unë nuk kam ambicie të zgjidhem për këtë funksion, të cilin e kam refuzuar kur ma ofruan gjatë kohës kur qeverisja Shqipërinë qendrore. Le të marrin një njeri të shkathët (aksioni), me kapacitetet e duhura, dhe me kënaqësi do të përulemi para tij.

Puna e Evropës në Shqipëri është relativisht e thjeshtë : nëse i jep shqiptarëve përshtypjen se sinqerisht dëshiron të mirën e tyre, të gjitha përballjet do të zhduken.”/ Dars

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TË JENË NDIHMËS-TRAJNERE/ Dua Lipa dhe Bebe Rexha bashkë në një skuadër në “The Voice” në Amerikë
Previous article RAPORTI MBI KORRUPSIONIN/ Transparency International: Shqipëria humb 7 vende, Kosova... (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT