• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS ZJARRIT DHE PËRMBYTJEVE/ Tashmë australianët duhet t’ju ruhen edhe merimangave vdekjeprurëse (FOTO)
Home
Nderkombetare

PAS ZJARRIT DHE PËRMBYTJEVE/ Tashmë australianët duhet t’ju ruhen edhe merimangave vdekjeprurëse (FOTO)

23 January, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Pas zjarreve ekstreme, përmbytjeve dhe breshërit, Australia tashmë duhet t’ju ruhet edhe merimangave. Ekspertët po paralajmërojnë njerëzit që të kënë kujdes nga merimangat vdekjeprurëse për shkak të “kushteve të përsosura” të ambientit për shumimin e arachnid-eve.

Merimangat përbëjnë më tepër rrezik për vendasit në rajonet pyjore me lagështi të Australisë lindore. Ky rajon është habitat për disa lloje të kësaj specie, të cilat janë të njohura për helmin e tyre shumë toksik dhe me veprim të shpejtë.

Ditën e djeshme, Parku Australian i Reptileve me qendër në Somersby- New South Wales- tha se aktiviteti i merimangës funnel-web ishte rritur ditët e fundit.

“Për shkak të shiut të fundit dhe ditëve të nxehta që ne po kalojmë tani, merimangat do të fillojnë të lëvizin,” tha zëdhënësi i parkut Daniel Rumsey në një video të postuar në rrjetet sociale.

“Merimanga australiane funnel-web është një nga llojet e merimangave më të rrezikshme në planet dhe se kafshimi i njerëzve prej saj duhet trajtuar shumë seriozisht.”

Pas zjarreve disamujore të cilat autoritetet nuk arritën t’i marrin nën kontroll, Australia javën e kaluar dhe këtë javë u përball me stuhi pluhuri, breshër dhe reshje të fuqishme. Stuhia e pluhurit goditi qytezat Dubbo, Broken Hill, Nyngan dhe Parkes, ndërsa Kanberra dhe Melburni u përballën me breshër. Ndërkaq, Brisbane dhe Queensland iu dorëzuan stuhisë së pluhurit.

Shirat e fundit kanë krijuar ambientin e duhur për to dhe tashmë ato mund të shkojnë në shtëpitë e njerëzve në tokë ose nga çatia. Merimanga australiane funnel-web, ose ndryshe “hinkë”, normalisht është aktive gjatë verës, por mbërriti më vonë se zakonisht këtë herë për shkak të motit “shumë i thatë” gjatë muajve të fundit. Helmi i tyre është mjaft toksik dhe vdekjeprurës, aq saqë mund të shkaktoj vdekjen e një personi në 10 minuta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-BYLIS/ Sherr në fund të lojës, arbitrat dalin në fshehtësi. Ja çfarë nuk u p
Previous article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 23 JANAR 2020/ Beqarëve do ju rrahë zemra "më fort se asnjëherë më parë"

Delo.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT